Flash

Grimes, një histori e shkuar për Elon Musk, fotografohet krah të dashurës së re

Lapsi.al 24 February 2022
Grimes, një histori e shkuar për Elon Musk, fotografohet krah të

Elon Musk duket se po vazhdon jetën pas ndarjes nga Grimes në shtator 2021. Njeriu më i pasur në botë u pa së fundmi me aktoren 27-vjeçare, Natasha Bassett.

Një burim pohoi për Daily Mail gjatë fundjavës se Bassett – e cila u fotografua së fundmi duke dalë nga avioni privat i Musk në Los Angeles – ishte takuar me CEO-n e Teslas për disa kohë dhe se ata ishin “miq në fillim dhe u lidhën pasi ai u nda me Grimes.”

Por kush është Natasha Bassett?

Në vitin 2017, Bassett luajti në filmin biografik të paautorizuar të jetës së Britney Spears, "Britney Ever After". Edhe pse shumë fansa e kritikuan filmin në atë kohë, Bassett këmbënguli se filmi ishte një “histori feministe në thelbin e tij” dhe shpresonte që Spears të jepte pëlqimin e saj.

Bassett lindi në Sydney, Australi dhe mori pjesë në audicionin e saj të parë në moshën 14-vjeçare, ku mori rolin kryesor në Teatrin Australian për produksionin e të rinjve të "Romeo dhe Zhuliet". Ndërsa ishte në shkollë të mesme, ajo u shfaq në shfaqjet televizive australiane duke përfshirë "Rake" (2010), "Cops LAC" (2010) dhe "Wild Boy" (2011).

Bassett do të luajë gjithashtu të dashurën e parë të Elvis Presley-t, Dixie Locke, në filmin biografik për mbretin e rock & roll-it. Në film marrin pjesë edhe Austin Butler dhe Tom Hanks.

Ajo ka interpretuar së bashku me George Clooney, Scarlett Johansson dhe Channing Tatum në "Hail, Caesar!" në vitin 2016.

Bassett është po ashtu skenariste dhe regjisore.

Të këshilluara

Mc Kresha baba për herë të dytë

MC Kresha është padyshim një ndër reperët më të suksesshëm të estradës. Reperi i njohur e ruan me fanatizëm jetën private, duke dashur të ndajë me publikun vetë...

10:09

Avioni i Elton John pëson defekt në ajër

Sir Elton John kaloi një dramë të tmerrshme, pasi aeroplani i tij privat filloi të shfaqte probleme gjatë fluturimit. Këngëtari 74-vjeçar i “Candle In The Wi...

11:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI