Flash

CEO e Vodafone Albania: “Punonjësit janë shpirti i kompanisë sonë!”

Lapsi.al 24 February 2022
CEO e Vodafone Albania: “Punonjësit janë shpirti i

“Panairi i punës dhe aftësive”, Syn+Ergasia = Sinergji, që po organizohet për herë të parë në Tiranë, u hap sot në Pallatin e Kongreseve, për të vijuar edhe nesër, me synimin e ndërtimit të një sinergjie të munguar të lidhjes së bizneseve, pra punëdhënësve dhe të interesuarve për një punë të re, për një mundësi më të mirë dhe për ndërtimin e karrierës së tyre.  Përgjatë këtyre dy ditëve do të organizohen workshop-e dhe seminare, ku do të trajtohen tema me shumë rëndësi për aspektin profesional nga guest dhe kynote speakers të mirënjohur në tregun shqiptar dhe të huaj. Syn+Ergasia, një nismë dhe mision ku bëhen bashkë Ambasada e Greqisë në Tiranë, Bashkia e Tiranës dhe Shoqata Greke e Biznesit në Shqipëri.

E pranishme në këtë panair është dhe Vodafone Albania, kompania që e ka në fokus të saj punësimin e të rinjve dhe ofrimin e mundësive për zhvillimin e tyre digjital. Në fjalën e saj, mbajtur në ceremoninë e hapjes, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki theksoi se  Vodafone Albania, që operon prej 20 vitesh në tregun shqiptar, është një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri. “Në Vodafone nuk ofrojmë vetëm punësim, por ndërtojmë gjithashtu njohuri dhe aftësim në nivel ndërkombëtar. Dhe këtë e tregon fakti që shumë prej punonjësve tanë janë zhvendosur në tregje të tjera ku Vodafone operon. Vodafone ka hapësirë jo vetëm për profesionistë, por edhe për të sapodiplomuarit, madje kemi krijuar programe specifike për të rinjtë. Mundësitë për praktikë, internship dhe programi i famshëm Discover për të diplomuarit shërbejnë për të zhvilluar karrierën në të ardhmen, duke promovuar qindra të diplomuar shqiptarë. Vodafone ka gjetur në Shqipëri profesionistë të jashtëzakonshëm. Një rini që është e etur për të mësuar dhe për t’u rritur, si dhe talente që duan të shkëlqejnë në botën teknologjike. Prej vitesh, Vodafone ka rrjetin më të mirë në Shqipëri, pikërisht sepse ne kemi investuar jo vetëm në teknologji, por edhe te njerëzit tanë. Njerëzit, talentet e tyre, pasioni, forca dhe energjia janë themelet e suksesit tonë. Njerëzit janë ata që e bëjnë Vodafone-in një vend kaq fantastik në tregun global të punës”, - u shpreh Stathaki.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI