Flash

Shtrenjtimi i energjisë fillon të japë pasoja te bizneset, paralajmërohen falimente

Lapsi.al 23 February 2022
Shtrenjtimi i energjisë fillon të japë pasoja te bizneset,

Shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike ka rritur së tepërmi vështirësitë për fabrikat e përpunimit të mishit dhe të qumështit.

Kompanitë pohojnë të shqetësuara se furnizimi me çmim 3-4 herë më të lartë se më parë ka shtuar kostot e prodhimit.

Për të përballuar rritjen e lartë të tarifës të energjisë bizneset kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë me zbatimin e masave lehtësuese. Javën e ardhshme pritet që shoqatat e bizneseve t’i prezantojnë qeverisë masa konkrete zbutëse ndaj sipërmarrjes të prekur nga çmimi i energjisë.

Nikolla Tona, përpunues i mishit të fabrikës “Tona” tha për Monitor se shpenzimet e energjisë nga rritja e çmimit i janë shtuar 130,000 lekë në ditë. Z. Tona kërkon që qeveria të nisë diskutimet me sipërmarrjen për marrjen e masave zbutëse, pasi për ta situata është e papërballueshme.

“Energjia është kosto bazë për fabrikën tonë, pasi përdoret jo vetëm në linjat e prodhimit, por edhe për ruajtjen e produkteve në dhomat frigoriferike. Nga rritja e çmimit të energjisë fatura nga 3,2 mln/muaj që paguanin më parë është 5,3 mln lekë/muaj, kur 25-40% e konsumit të energjisë për këtë vit është mbuluar nga pasqyrat foltaike (në varësi të kushteve atmosferike). E kemi të pamundur të amortizojmë rritjen e kostos nga çmimi i energjisë. Jemi në luftë për të mbijetuar, pasi rritja e çmimit të energjisë ka krijuar gjendjen e para falimentit”.

Kompania “Tona” është lidhur me tensionin e mesëm të energjisë 20 kilovat 11,2 lekë për kilovat kurse tani çmimi është 25 lekë/kv. Administratori i kompanisë pohon se rritja e çmimit në këto nivele është vrastare për industrinë e përpunimit të mishit. Kërkesa e tyre është për marrjen e masave nga qeveria për të amortizuar shtrenjtimin e çmimit, qoftë duke e shpërndarë rritjen edhe për tarifën e energjisë të familjarëve.

“Bizneset përpunuese nuk mund të përballojnë rritje çmimi më të lartë se 20%. Nëse qeveria nuk merr masa për amortizimin e rritjes të çmimit do të ketë falimentime zinxhir të fabrikave përpunuese. Prodhuesit e kanë të pamundur që shtimin e kostove ta transferojnë te rritja e çmimeve të produkteve, pasi automatikisht do të favorizohej rritja e shitjeve të mallrave të importit. Produktet e rajonit do të shiteshin me çmime më të lira se ato vendase, pasi kostot e prodhimit nuk janë prekur nga rritja e lartë e çmimit”.

Industria po vuan edhe rritjen e çmimeve të lëndës ndihmëse për prodhimin e sallamit dhe produkteve të tjera të mishit, si dhe rritjen e çmimeve të karburanteve.

Shtrenjtimi i energjisë është shqetësues edhe për fabrikat e përpunimit të qumështit që po vuajnë shtimin e kostove prodhuese edhe nga heqja e skemës të TVSh-së të rimbursueshme nga 1 janari 2022. Përfaqësuesi i kompanisë “Erzeni” Saimir Begaj nënvizon se aktualisht po furnizohet me energji me çmim 3.5 herë më të lartë se një vit më parë. Kompania dalë në treg të lirë për furnizimin energjisë në linjën 35kv në 2018.

“Vjet në muajin janar çmimin e energjisë e kemi blerë 9 lekë/kw, ndërsa për këtë vit është rritur 33 lekë/kë. Më shtrenjtë po blejmë edhe gazin dhe naftën. Në këtë situatë e kemi të pamundur të përballojmë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Këtë vit parashikojmë të kryejmë investime për sigurimin e energjisë nëpërmjet paneleve diellore, duke shtyrë për vitin tjetër investimet për rritjen e standardeve të produkteve”, shton z. Begaj.

Në mbrojte të bizneseve nga rritja e çmimeve të energjisë ERE miratoi çmime preferenciale për 7,740 biznese të lidhur me tensionin e mesëm 20,10 dhe 6 kv që për herë të para dolën në tregun e lirë nga 1 janari 2022. Këto biznese do të mbrohen deri në qershor nga rritja e çmimeve, pas këtij afati situata do të rivlerësohet. Ndërkohë bizneset e tjera që kanë dalë më herët në tregun e lirë po vazhdojnë të furnizohen me çmimet reale që rezultojnë nga ankandet të cilat janë dukshëm më të larta. Muaji me tarifat më të shtrenjta deri më tani ka rezultuar nëntori 2021 me një tarifë 38.7 lekë/kwh ndërkohë që në dhjetor kishte një ulje të lehtë të këtij çmimi duke u stabilizuar në 31.7 lekë.//Monitor

https://www.monitor.al/shtrenjtimi-i-energjise-fillon-te-jape-pasoja-te-bizneset-paralajmerohen-falimente-zinxhir/

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI