Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në Radhimë të Vlorës. Një makinë ka dalë nga rruga dhe si pasojë e aksidentit kanë rezultuar të plagosur rëndë Aris Canaj (shoferi i mjetit) dhe Savio Dhimojani (pasagjer). Mësohet se pasagjeri 21-vjeçar Dhimojani ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë shoferi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat.