Flash

Ndahet nga jeta këngëtari dhe kitaristi i njohur Dallas Good

Lapsi.al 22 February 2022
Ndahet nga jeta këngëtari dhe kitaristi i njohur Dallas Good

Ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare, Dallas Good, këngëtari dhe kitaristi i grupit rrok kanadez, “The Sadies”.

Ai ishte nën kujdesin e mjekut pasi vuante nga një sëmundje koronare. Lajmin e hidhur e dha vetë grupi përmes një njoftimi: “Jemi thellësisht të pikëlluar për vdekjen e papritur të mikut tonë të dashur, Dallas Good, të Sadies. Ai vdiq të enjten, më 17 shkurt për shkaqe natyrale, ndërsa ishte nën kujdesin e mjekut për një sëmundje koronare të zbuluar në fillim të kësaj jave. Ai ishte 48 vjeç. Jam mirënjohës për ty, Dallas, për kaq shumë shfaqje të shkëlqyera, muzikë dhe kohë të mira. Nuk do të ndalemi kurrë së dëgjuari”. Good ishte djali i Bruce Good i grupit “The Good Brothers”, një grup fitues i çmimit Juno që u fut në Sallën e Famës të Muzikës Kanadeze në 2004. Në vitin 1994, Dallas dhe Brothe Travis bashkëthemeluan “The Sadies”, duke publikuar albumin e tyre të parë, “Precious Moments”, në 1998. Grupi pati kulmin e suksesit në fillim të viteve 2000.

“The Sadies” patën bashkëpunime me Neko Case, Neil Young, Mekons, Kurt Vile, Buffy Sainte-Marie dhe artistë të tjerë.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Miss Alabama

“Miss Alabama”, Zoe Sozo Bethel, një konkurrente në konkursin e bukurisë dhe komentuese konservatore, vdiq të premten në Miami nga lëndimet në kokë që ajo mori ...

15:22

Julia Fox ende ndjenja për Kanye West

Modelja konfirmoi një javë më parë se u nda nga reperi, Kanye West. Dhe të martën, Julia Fox, u fotografua me xhaketën blu 200 dollarëshe të ish të dashurit të ...

13:49

Paragjykime seksiste, reagon Chiara Ferragni

Një nga blogeret më të famshme dhe më me influencë në botë, Chiara Ferragni, ka reaguar ashpër ndaj paragjykimeve seksiste që janë bërë kundrejt saj. Një artik...

11:22

Lori Hoxha një thumb për Donaldin?

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, me fitues balerinin Ilir Shaqiri, kanë ndodhur shumë diskutime dhe përplasje mes vëllezërve Veshaj dhe produksi...

15:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI