Flash

Kompanitë e urbanëve paralajmërojnë ndërprerje shërbimi/ Ministrja Ibrahimaj: Po e shqyrtojmë situatën

Lapsi.al 22 February 2022
Kompanitë e urbanëve paralajmërojnë ndërprerje

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkoi nga qeveria dhe Bashkia e Tiranës që të marrin në konsideratë heqjen e disa taksave nga karburantet e përdorura prej autobusëve urbanë si edhe subvencionimin e tarifës për kategoritë e personave që udhëtojnë pa pagesë. Referuar kësaj kërkese ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur është ngritur një grup pune dhe pasi ta vlerësojë kërkesën do të dalë në një rezultat. Teksa u shpreh se rritja e çmimit të naftës është tranzitore dhe jo e qëndrueshme, ministrja theksoi se mund të ketë dhe një vendimmarrje lidhur me kërkesat e Shoqatës së Transportit, duke qenë se sipas saj, ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia.

“Ne do i marrim në konsideratë kërkesat e shoqatës. Ministria që prej vitit të kaluar kemi filluar një proces të brendshëm, për politikat që mund të ndërmerren për sa i përket rritjes së çmimeve. Mendojmë se rritja e çmimeve të karburanteve do jetë tranzitore dhe jo e qëndrueshme. Ne nuk ndërhyjmë me nisma fiskale për luhatje të çmimittë karburantëve. Për sektorë të vecantë mund të diskutojmë mbi efektet nga rritje të çmimeve. Dhe do kemi tryeza konsultative me sektorin.  Për të dëgjuar kërkesat dhe për të diskutuar dhe mbase edhe për një vendimmarrje.

Transporti është goditur fort nga pandemia. Çmimet e transportit kanë reflektuar goditje që sektori ka pasur. Kemi mbajtur qëndrim mbështetës gjatë pandemisë dhe në fund të vitit të kaluar. Është për tu vlerësuar dhe presim që çmimet të jenë kalimtare dhe jo të qëndrueshme”, tha ministrja.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI