Flash

Fotografia më e shtrenjtë në histori (FOTO)

Lapsi.al 22 February 2022
Fotografia më e shtrenjtë në histori (FOTO)

"Le Violon d'Ingres" e artistit vizual Man Ray është gati të hyjë në histori si fotografia më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në një ankand.

Fotografia bardhë e zi, e realizuar në vitin 1924 nga artisti surrealist, shndërron trupin e një gruaje në një violinë.

Printimi origjinal i kryeveprës, i konsideruar gjerësisht si vepra më e famshme e Man Ray-t, pritet të arrijë midis 5-7 milionë dollarë kur të dalë në ankand në maj - vlerësimi më i lartë për një fotografi të vetme në histori, sipas shtëpisë së ankandit Christie’s.

Kjo mund të bëhet fotografia më e shtrenjtë në histori

Man Ray (1890 – 1976) ishte një anëtar i rëndësishëm i dadaizmit dhe surrealizmit. Ray ishte një artist vizual amerikan i cili e kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Paris. Ai krijoi vepra të ndryshme, por e konsideronte veten piktor mbi të gjitha.

Kjo mund të bëhet fotografia më e shtrenjtë në histori

Sipas shtëpisë së ankandit, çifti Melvin dhe Rosalind Gersten Jacobs, të dy koleksionistë, blenë këtë pjesë nga Ray në vitin 1962 dhe do ta shesin së bashku me vepra të tjera arti, fotografi, bizhuteri dhe postera, nga koleksioni i tyre i artit i grumbulluar gjatë dekadave.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Miss Alabama

“Miss Alabama”, Zoe Sozo Bethel, një konkurrente në konkursin e bukurisë dhe komentuese konservatore, vdiq të premten në Miami nga lëndimet në kokë që ajo mori ...

15:22

Julia Fox ende ndjenja për Kanye West

Modelja konfirmoi një javë më parë se u nda nga reperi, Kanye West. Dhe të martën, Julia Fox, u fotografua me xhaketën blu 200 dollarëshe të ish të dashurit të ...

13:49

Paragjykime seksiste, reagon Chiara Ferragni

Një nga blogeret më të famshme dhe më me influencë në botë, Chiara Ferragni, ka reaguar ashpër ndaj paragjykimeve seksiste që janë bërë kundrejt saj. Një artik...

11:22

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI