Flash

Don Xhoni reagon ndaj komenteve të Sinan Vllasaliut: Kontrollo veten

Lapsi.al 22 February 2022
Don Xhoni reagon ndaj komenteve të Sinan Vllasaliut: Kontrollo veten

Sinan Vllasaliu në një intervistës së fundit nuk i ka kursyer komentet dhe kritikat për disa prej artistëve të rinj të estradës.

Sinani është pyetur rreth këngëve të reperëve Mozzik dhe Don Xhoni, muzika e të cilëve tha se nuk i pëlqen. “Japonezët me ia rregulluar tingullin, teknikisht nuk më pëlqen, duhet të këndosh ashtu si flet, ta shkrish fjalën”, ishte komenti i Sinanit kur dëgjoi bashkëpunimin e Don Xhonit me Loredanën “Gjuj për to”. Kjo ka bërë që reperi nga Drenica të reagoi gjatë një live në rrjetet sociale, i cili tha se Vllasaliu duhet të ketë kujdes dhe ta kontrollon veten kur flet.

“Zotëri Sinanit i them kujdes me hundën se ti e mbyt hundën, kontrollo veten, shiko çka po flet se nuk duhet të flasësh gjëra palidhje, i nderuar koleg se i ke do vjet, duhet të bëhesh gjysh, duhet t’i gëzosh nipat e të iu flasësh për histori dhe për muzikë e jo të filozofosh”, dëgjohet të thotë Don Xhoni. Ndërkohë, reperi tutje u shpreh se nëse Sinani ka nevojë për mbështetje mund t’i shkruaj dhe ai është i gatshëm t’i ndihmojë.

“Kush na njeh e dinë që jemi prej njerëzve që nuk ka shanse t’i bimë në qafë askujt, por as nuk lëmë askënd të na provokojë, kujtdo që ia merr mendja sa i përket asaj pune, e kam cek e dini lokacioni, nuk e kemi problem, por jo të flas ashtu se i ka do vjet, jemi rritë me muzikë të tij, nuk duhet të bie në atë nivel një artist i madh si ai, nëse ka nevojë për mbështetje le të më shkrun, e përkrahim pa problem”, ka thënë reperi i hiti “Corazon”.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Miss Alabama

“Miss Alabama”, Zoe Sozo Bethel, një konkurrente në konkursin e bukurisë dhe komentuese konservatore, vdiq të premten në Miami nga lëndimet në kokë që ajo mori ...

15:22

Julia Fox ende ndjenja për Kanye West

Modelja konfirmoi një javë më parë se u nda nga reperi, Kanye West. Dhe të martën, Julia Fox, u fotografua me xhaketën blu 200 dollarëshe të ish të dashurit të ...

13:49

Paragjykime seksiste, reagon Chiara Ferragni

Një nga blogeret më të famshme dhe më me influencë në botë, Chiara Ferragni, ka reaguar ashpër ndaj paragjykimeve seksiste që janë bërë kundrejt saj. Një artik...

11:22

Lori Hoxha një thumb për Donaldin?

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, me fitues balerinin Ilir Shaqiri, kanë ndodhur shumë diskutime dhe përplasje mes vëllezërve Veshaj dhe produksi...

15:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI