Flash

Chiara Ferragni reagon ashpër ndaj paragjykimeve për Fedez

Lapsi.al 22 February 2022
Chiara Ferragni reagon ashpër ndaj paragjykimeve për Fedez

Mentaliteti seksist për rolin e gruas dhe burrit në familje dhe paragjykimet për punët e ndryshme nuk ekzistojnë vetëm në vendin tonë por edhe në vende mjaft të civilizuara siç është Italia.

Dhe së fundmi "pre" e kësaj ka rënë Chiara Ferragni, një nga blogeret më të famshme dhe më me influencë në botë. Gjatë këtij muaji ajo ka pasur shumë angazhime duke qenë se duhet të ishte e pranishme në javën e modës. Por fakti që ka bërë punën e saj, e ka përballur me një artikull ofendues pas kthimit nga New York në Itali. “Chiara Ferragni dhe Fedez: Ajo fluturon në New York për t’u bërë ‘Catwoman’ dhe ai bëhet dado fëmijësh në Milano”, shkruhej në artikullin e publikuar nga një media në vendin fqinj.

Ky artikull ka revoltuar shumë edhe Chiaran e cila ka reaguar në rrjetet sociale. Në një status në “Instastory” ajo shkruan:

“Pse duhet të akuzohet për neglizhencë një nënë që punon? Pse duhet të ndihet në faj një nënë që ndihet mirë me trupin e saj? Pse duhet të diskriminohet një nënë që nuk harron se është grua, bashkëshorte, vajzë, punonjëse, shoqe? Si një grua, biznesmene dhe nënë, jam me fat që kam më shumë kohë t’i përkushtohem familjes dhe fëmijëve sesa një grua që ka një shef mbi kokë, por kjo përsëri nuk mjafton për një gazetar burrë toksik. Ne gratë duhet të bëjmë dyfishin e përpjekjes për të ndjerë gjysmën e mirënjohjes. Vetes dhe të gjithave ju: Le të mos heqim dorë nga lufta dhe përpjekjet për të qenë njësoj të vlerësuara si burrat”.

Image

Të këshilluara

Ndahet nga jeta Miss Alabama

“Miss Alabama”, Zoe Sozo Bethel, një konkurrente në konkursin e bukurisë dhe komentuese konservatore, vdiq të premten në Miami nga lëndimet në kokë që ajo mori ...

15:22

Julia Fox ende ndjenja për Kanye West

Modelja konfirmoi një javë më parë se u nda nga reperi, Kanye West. Dhe të martën, Julia Fox, u fotografua me xhaketën blu 200 dollarëshe të ish të dashurit të ...

13:49

Paragjykime seksiste, reagon Chiara Ferragni

Një nga blogeret më të famshme dhe më me influencë në botë, Chiara Ferragni, ka reaguar ashpër ndaj paragjykimeve seksiste që janë bërë kundrejt saj. Një artik...

11:22

Lori Hoxha një thumb për Donaldin?

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, me fitues balerinin Ilir Shaqiri, kanë ndodhur shumë diskutime dhe përplasje mes vëllezërve Veshaj dhe produksi...

15:49

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI