Flash

Britney Spears gati të tregoj anën e saj të historisë

Lapsi.al 22 February 2022
Britney Spears gati të tregoj anën e saj të historisë

Britney Spears më në fund po bëhet gati të tregojë anën e saj të historisë.

Këngëtarja e hitit “Toxic”, 40 vjeçe, ka nënshkruar një marrëveshje libri prej 15 milionë dollarësh me shtëpinë botuese “Simon & Schuster” për të shkruar një libër me historinë të qartë, ka konfirmuar “PEOPLE”.

Lajmi për marrëveshjen e librit – i raportuar fillimisht nga “Page Six” – vjen tre muaj pasi trupi gjykues i dha fund marrëdheniës së saj konservatore me babain e saj.

Ndërkohë, lidhur me këtë njoftim, perfaqësuesit dhe avokatët e Britney-t nuk kanë dhënë asnjë koment, ndërkohë që shtëpia botuese “Simon & Schuster” gjithashtu nuk i është përgjigjur menjëherë kërkesave për t’u prononcuar.

Gjatë muajve të fundit, ylli i popit ka qenë kryefjala e mediave për largimin e saj nga familja, duke përfshirë babin Jamie, mamin Lynne dhe motrën Jamie Lynn (e cila kohët e fundit publikoi kujtimet e saj).

“Ky mesazh është për familjen time … që më lëndoi më thellë seç do ta dinit ndonjëherë !!!”-shkroi ajo në rrjetet sociale në tetor. “Unë e di se marrëdhënia konservatore është gati të përfundojë, por unë ende dua drejtësi!!!”

Nga ana tjetër Jamie, Lynne dhe Jamie Lynn të gjithë kanë mohuar çdo keqbërje për të cilën Britney i ka akuzuar.

Të këshilluara

Lori Hoxha një thumb për Donaldin?

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, me fitues balerinin Ilir Shaqiri, kanë ndodhur shumë diskutime dhe përplasje mes vëllezërve Veshaj dhe produksi...

15:49

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI