Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Zbulohet data e publikimit të sezonit të ri Peaky Blinders (Video)

Lapsi.al 21 February 2022
Zbulohet data e publikimit të sezonit të ri Peaky Blinders (Video)

Sezoni i gjashtë i serialit dramatik “Peaky Blinders” ka një datë publikimi.

Sezoni i gjashtë del më 27 shkurt dhe do të përbëhet nga gjashtë episode të cilët do të transmetohen në BBC One të dielave. Netflix, i cili e ka transmetuar serialin që nga sezoni i parë, ende nuk ka konfirmuar se kur do të debutojë sezoni i fundit në platformë. Tommy Shelby do të rikthehet në ekran për të gjetur një mënyrë që Peaky Blinders të largohen disi nga jeta e rrezikshme dhe ndonjëherë vdekjeprurëse dhe e paligjshme. Sezoni i gjashtë dhe i fundit “Peaky Blinders”, serial që bazohet në një bandë famëkeqe në Birmingham që ekzistonte vërtet në vitet 1890, përfundoi xhirimet në qershor pas vonesave të shumta për shkak të Covid-19. Më shumë se një herë, anëtarët e grupit të rixhimeve rezultuan pozitivë, duke bërë që xhirimet të mbylleshin përkohësisht.

Steven Knight, krijuesi dhe skenaristi i të gjithë serialit ka shkruar edhe këtë sezon të fundit. Sipas Esquire, protagonisti Cillian Murphy e përshkroi këtë sezon të ri si shumë të errët dhe shtoi: "Unë mendoj se kjo ishte ajo që Steve synonte," tha ai, "me shumë kthesa të gabuara gjatë rrugës. Por, unë nuk e di. Unë do t'ia lë ta gjykojë opinioni publik.”

https://www.youtube.com/watch?v=2nsT9uQPIrk

Të këshilluara

Eduart Grishaj: Donaldi nuk e pranoi humbjen

Regjisori i “Big Brother VIP Albania”, Eduart Grishaj, ishte ftuar ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar edhe rreth debatit që pësoi shpallja e ...

12:15

Mozzik tregon problemet me shëndetin mendor

Mozzik ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Oxygen”, ku rrëfeu se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte 20-...

12:00

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI