Flash

BE paralajmëron ngrohje globale 3°C, kërkon plane kombëtare për klimën

Bashkimi Europian u ka kërkuar vendeve anëtare të përgatiten për një rritje të temperaturave globale me 2 gradë Celsius deri në vitin 2050 dhe 3 gradë deri në vitin 2100, krahasuar me nivelet paraindustriale. Përmes një kuadri të ri për qëndrueshmërinë klimatike, Komisioni Europian synon që përshtatja ndaj ndryshimeve të klimës të bëhet pjesë e […]

08:12

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Influencuesja që u bë modele fitnesi pasi mbushi 70 vjeç (VIDEO)

Lapsi.al 21 February 2022
Influencuesja që u bë modele fitnesi pasi mbushi 70 vjeç

Influencuesja e fitnesit filloi të stërvitet për të përmirësuar shëndetin e saj dhe fitoi më shumë se 1 milion ndjekës në Instagram gjatë kësaj kohe. Ajo thotë se do të donte që njerëzit e të gjitha moshave të dinë se nuk je kurrë shumë i madh në moshë për t'u kujdesur për veten.

“Në nëntor 2016, pata një takim me mjekun tim dhe më tha se duhet të më jepte më shumë medikamente. Presioni im i gjakut ishte vërtet i keq. Kam pasur refluks të tmerrshëm acidi që më dukej sikur po më mbyste. Dhe vajza ime Michelle vuri re se sa keq isha kur ngjisja dhe zbrisja shkallët. Kështu, kur i thashë se çfarë tha doktori, ajo më tha: "Shiko, duhet të bësh diçka sepse do të përfundosh në një shtëpi pleqsh ose në një spital." Ajo më inkurajoi t'i bashkohesha grupit të saj të shëndetit dhe fitnesit në mënyrë që të më bënte më të përgjegjshme. Dhe do të më jepte mbështetje. Pothuajse një vit më vonë, hapa llogarinë në Instagram. Vajza ime më prezantoi me këtë mënyrë të re",  ka treguar ajo.

“Njerëzit edhe pse të moshuar duhet të dinë se sa vlejnë, jeta e tyre është ende e vlefshme dhe ata mund të bëhen më të shëndetshëm. Po bëj një aplikacion të ri, kështu që njerëzit mund të shohin se si një person i moshuar, mund ta bëjë ushtrime. Unë ha pesë vakte në ditë, që përmbajnë proteina, karbohidrate dhe yndyrna. Fle mjaftueshëm - shtatë deri në tetë orë gjumë në ditë janë shumë të rëndësishme. Dhe hidratohem, duke u kujdesur që të kem të paktën tre litra ujë në ditë, sepse kur nuk e bëj, kam dhimbje koke dhe ndihem letargjike. Gjithashtu, duke ushtruar në mëngjes më jep ndjesi fillimi. Kështu që më pëlqen ta nis ditën time kështu. Dhe pastaj pjesa tjetër e ditës është e imja.

Pas 10 vitesh shpresoj të jem po aq fortë apo më e fortë se sa jam tani. Shpresoj të jem edhe aq aktive. Thjesht nuk mund të shoh veten duke u plakur. Mendimi im është që kur je në pension dhe kujdesesh për veten, ke kohë. Shpenzojeni me mençuri kohën për veten tuaj, në mënyrë që të keni më shumë kohë për të tjerët', ka përfunduar ajo.

Të këshilluara

Mozzik tregon problemet me shëndetin mendor

Mozzik ka folur si rrallëherë për jetën e tij private. Ai ka dhënë një intervistë për emisionin “Oxygen”, ku rrëfeu se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte 20-...

12:00

Gjendet e vdekur aktorja e njohur

Aktorja Lindsay Pearlman ka ndërruar jetë në moshën 43 vjeçare. Sipas Eonline, aktorja, u gjet e vdekur  pesë ditë pasi ishte zhdukur. Ajo u pa për herë të f...

18:27

Këngëtarja e njohur ndryshon emrin e saj

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se këngëtarja e njohur Kelly Clarkson ka bërë kërkesë për  të ndryshuar ligjërisht emrin e saj. Sipas,'People', Kelly...

14:48

Justin Bieber nis turneun botëror

Këngëtari i njohur Justin Bieber  ka nisur së fundmi turneun e tij  “Justice World” në San Diego të Kalifornisë. Këngëtari performoi pra një publiku prej mbi...

11:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI