Një aksident ka ndodhur paraditen e kësaj të hëne në tunelin Tiranë-Elbasan. Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë një makinë me rimorkio dhe një maune. Nga përplasja nuk ka pasur persona të plagosur, por vetëm tronditje dhe dëme materiale.
Si pasojë e aksidentit të ndodhur në tunel, janë krijuar radhë të gjata trafiku.