Flash

Nga Vlora Hyseni te inceneratorët e AKSHI/ Bardhi: Sa herë do të thotë Rama “nuk dija”?

Sa herë një njeri i zgjedhur prej tij përfundon në dosjet e drejtësisë, Edi Rama thotë se nuk mund të dinte çfarë bënte pas shpinës së tij; Gazment Bardhi i është përgjigjur këtë të hënë se, pas 13 vitesh skandale dhe zyrtarësh të lartë nën hetim, problemi është tek kryeministri, se kë emëroi, çfarë kontrolloi dhe çfarë bëri kur u paralajmërua për skandalet e shumta.

13:58

“Afera e inceneratorëve ka emër, firmë dhe vulë”/ Kryemadhi nxjerr dokumentet: SPAK të mos bjerë pre e presionit

Lapsi.al 19 February 2022
“Afera e inceneratorëve ka emër, firmë dhe

Një tjetër reagim për çështjen e inceneratorëve ka ardhur këtë të shtunë nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Kryemadhi ka publikuar disa  dokumente që, sipas saj, vërtetojnë se funksionarë të lartë shtetërorë duke nisur nga kryeministri Rama dhe deri tek ish-ministri Lefter Koka kanë firmosur për të ashtëquajturën afera e inceneratorëve.

Kryetarja e LSI-së thotë se përgjegjegjësia për këtë aferë ka emër, fytyrë, firmë dhe vulë. Ndërkohë ajo iu bën thirrje prokurorëve të SPAK, që të hetojnë në zbardhje të së vërtetës së inceneratorëve, pavarësisht presionit me të cilën ata po përballen për të mos vepruar.

Deklarata e Monika Kryemadhit

Inceneratorët që u nisën për të djegur mbetjet urbane, do djegin mbetjet politike në krye të Rilindjes! Përgjegjësia penale për inceneratorët ka fytyrë, emër, firmë dhe vulë! Çdo ditë që kalon po shohim sesi presioni mbi prokurorët e SPAK po shtohet, ndaj do vijojmë të zbardhim çdo përgjegjës, me prova e fakte ku rezulton se janë konsumuar vepra penale, me qëllim që nesër të mos ketë askush dyshim, se e vërteta ishte e pamundur për t’u zbuluar. Ftoj edhe njëherë prokurorët e SPAK, që të hetojnë thellësisht në zbardhje të së vërtetës, si dhe publikun të shikojë dokumentat që kanë firmosur zyrtarët e shtetit të tyre.

Po evidentoj sot para jush përgjegjësinë e Edi Ramës, Engjëll Agaçit, ish Ministrit Koka, në miratimin e një koncesioni të paligjshëm, duke shkelur çdo parashikim të ligjit.

Shikoni sesi, zoti Eduard Ahmeti, në cilësinë e Drejtorit të Agjencisë së Prokurimit Publik, e ka njoftuar zyrtarisht Ministrin Koka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, se procedura e përzgjedhur “negocim pa shpallje” për inceneratorin e Elbasanit, NUK PARASHIKOHET në legjislacionin e koncesioneve.

Sekretari i Përgjithshëm, Agaçi, i cili është personi përgjegjës në bazë të ligjit 9000/2003 “Për Organizimin dhe funksioninim e KËSHILLIT TË MINISTRAVE”, për organizimin e rendit të ditës së mbledhjeve të Këshillit të Ministrave, si dhe është personi përgjegjës për verifikimin e përputhshmërisë ligjore të akteve që futen për miratim në Mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ME VETËDIJE KA VAZHDUAR PROCEDUREN E MIRATIMIT TË VKM PËR FINANCIMIN E NJË KONTRATE TË PALIGJSHME, edhe pas njoftimit nga AGJENCIA E PROKURIMIT PUBLIK. Mjafton ky fakt për të kuptuar se këta nuk pyesin as ligjin dhe as agjensitë e tyre kur bëhet fjalë për të vjedhur shqiptarët.

Këshilli i Ministrave financon me VKM, një kontratë që rrjedh nga një procedurë e paligjshme (sipas ligjit 125/2013 dhe shkresës së APP). Dhe nuk ndalemi këtu. Është vetë kupola që kujdeset për lejen e ndërtimit, po po, ai i gjati që nuk firmos kurrë, ai që të gjithë ja punojnë pas krahëve. Është ai që këtë herë nuk ka alibi, pasi me firmë dhe vulë të tij ka firmosur leje ndërtimi për një procedurë të paligjshme. Faktet janë, le të inkurajojmë të gjithë drejtësinë e re, që t’i shohë siç duhet dhe të veprojë siç ja parashikon ligji!

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI