Flash

Përfundon kontrata e Era Istrefit me Sony Music

Lapsi.al 18 February 2022
Përfundon kontrata e Era Istrefit me Sony Music

Për shkak të suksesit që pati me këngën, BobBon Era Istrefi arriti të firmoste një kontratë me gjigandët e muzikës “Sony” dhe “Ultra Music”.

Si fillim çdo gjë po shkonte mirë dhe madje artistja po publikonte këngë të reja si: “Oh god”, “No I Love Yous”, “Prisoner”, “Origami” etj.

Kohët e fundit, këngëtarja nga Kosova nuk ka qenë më aktive në muzikë. Ndonëse, shpesh në rrjetet sociale ka premtuar se po punon për projekte të reja ajo ka dy vite që nuk ka publikuar asnjë këngë.

Madje, duket se nuk është më artiste e menaxhuar nën label-in e “Ultra Music”. Këtë e ka konfirmuar vet shefja e distribuimit muzikor të “Ultra Publishing International”, Sony Okon.

Okon i është përgjigjur pyetjes së një fansi të Erës në Tëitter, i cili kishte shkruar:

“Doja vetëm të bëja një pyetje në lidhje me Ultra Records. A është këngëtarja Era Istrefi ende e kontraktuar në kompaninë regjistrimit. Ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga viti 2019. Thjesht pyes pasi ajo është një nga artistet e mia të preferuara”.

Ndërkohë, përfaqësuesja e Ultra Music i është përgjigjur duke shkruar:

“Fatkeqësisht ajo nuk është në Ultra më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga Era e cila po ashtu nuk është shumë aktive as në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI