Flash

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46

FMN: Shqipëria ka sistem fiskal të komplikuar, lë shteg për evazion

Lapsi.al 18 February 2022
FMN: Shqipëria ka sistem fiskal të komplikuar, lë shteg për

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka analizuar sistemin fiskal të Shqipërisë, në një raport të asistencës teknike. Raporti është hartuar dy vjet më parë, por është bërë tani publik. Raporti e vë theksin te sistemi i komplikuar tatimor që ka vendi me shkallë progresiviteti dhe përjashtime fiskale, të cilat krijojnë shteg për evazion, teksa jep disa rekomandime për thjeshtimin e tij. Sipas raportit, ndërsa Shqipëria ka elementë të një sistemi modern të tatimit mbi të ardhurat, disa veçori veçorive—për shembull, një taksë progresive mbi të ardhurat personale (TAP), një tatim fitimi për bizneset mbi një prag të caktuar, një taksë e thjeshtuar mbi fitimet, dhe kontributet e sigurimeve shoqërore—dhe mënyrën ato ndërveprojnë, e bëjnë atë tepër komplekse, duke gjeneruar shtrembërime dhe joneutralitet. Për shembull, pragjet e shumta fragmentojnë bazat e tatimit mbi të ardhurat dhe normat tatimore të aplikueshme. Rregullat komplekse ofrojnë stimuj dhe mundësi për tatimpaguesit për të minimizuar ose shmangur pagesën.

Sistemi aktual ofron stimuj për individët që kryejnë veprimtari ekonomike stomatologjike që të zgjedhin vetëpunësimin (sipas tatimit mbi fitimin e biznesit) në vend të punësimit (sipas TAP). Krahas këtij mosneutraliteti, sistemi tatimor po lufton me një shkallë të lartë informaliteti, i cili inkurajohet nga kostot e larta të pajtueshmërisë dhe kompleksiteti i tepruar. Për më tepër, autoriteti tatimor nuk është në gjendje të krijojë një pasqyrë të plotë të tatimpaguesve individualë, sepse jo të gjithëve u kërkohet të paraqesin një deklaratë tatimore dhe administrata e të ardhurave nuk është në gjendje të mbledhë të dhëna nga palë të treta (p.sh. banka, regjistra pronash, etj.) që do të mundësonte kryqëzimin e informacionit. Sipas FMN-së, Shqipëria ka nevojë për një sistem tatimor gjithëpërfshirës që mbulon të gjitha grupet e taksapaguesve me rregulla të drejta dhe stimuj të duhur, për t’u siguruar që të gjithë të paguajnë një barrë të drejtë tatimore.

Taksat mbi pronën dhe mjedisin janë burime efikase të ardhurash, të cilat janë të pashfrytëzuara në sistemin tatimor shqiptar. Si taksat e pronës ashtu edhe ato mjedisore bazohen në parimet e duhura, por normat e taksave janë shumë të ulëta dhe gama e gjerë e përjashtimeve i mban të ardhurat nën potencial. FMN thekon se sistemi aktual i taksave është kompleks dhe i fragmentuar. Përjashtimet dhe trajtimet përfituese për grupe dhe sektorë të ndryshëm tatimpaguesish janë shtuar në vitet e mëparshme si përgjigje ndaj presioneve të grupeve lobuese dhe vështirësive me administrimin, duke dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit. Një sistem tatimor më i drejtë, më efikas, më i thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, duke fuqizuar njëkohësisht aktivitetin e brendshëm ekonomik. Kjo jo vetëm që do ta bënte më të lehtë administrimin dhe zbatimin, por gjithashtu do të vendoste stimujt e duhur ekonomikë.

Normat aktuale të TAP mbështesin progresivitetin, por shumë njerëz raportojnë më pak të ardhurat e tyre, duke minuar barazinë dhe progresivitetin që ishte synimi fillestar për regjimin aktual të TAP. FMN rekomandon që pragjet e TAP dhe të sigurimeve shoqërore duhet të harmonizohen për të reduktuar kompleksitetin dhe barra e përgjithshme tatimore mbi punën nuk duhet të pengojë rrugën drejt formalizimit për bizneset e vogla. Profesionistët duhet të tatohen sipas regjimit të TAP-it për të rritur drejtësinë dhe sistemi tatimor duhet të mbetet gjerësisht neutral për format e ndryshme të punësimit. Për më tepër, për të ndihmuar me analizën e shëndoshë të politikave, është e rëndësishme që administrata tatimore të mbledhë informacion për të gjithë punonjësit, bizneset e vetëpunësuara dhe kompanitë, rekomandon FMN. Duhet theksuar se rekomandimet janë bërë dy vjet më parë dhe sistemi fiskal ndërkohë ka pësuar disa ndryshime./MONITOR

https://www.monitor.al/fmn-shqiperia-ka-sistem-fiskal-te-komplikuar-le-shteg-per-evazion-si-te-thjeshtohet/

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46