Flash

Eros Grezda: Lidhjen me Oriola Marashi-n nuk doja ta bëja publike

Lapsi.al 18 February 2022
Eros Grezda: Lidhjen me Oriola Marashi-n nuk doja ta bëja publike

Eros Grezda ka qenë shpesh kryefjala e mediave rozë për shkak të romancës me modelen Oriola Marashi. Ai ka thënë se ky fakt e ka bezdisur, pasi flitej gjithmonë për lidhjen e tij dhe jo për karrierën.

Ai gjithashtu shprehet se lidhjen që ka pasur nuk ka dashur asnjëherë ta bënte publike, por duke ditur që Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla, është e vështirë që diçka ta mbash private.

“Lidhjen që kam pasur nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publike, por ishte një situatë që do dilte doja apo s’doja sepse Shqipëria dhe Kosova janë vende të vogla dhe merren vesh gjërat. U bë publike dhe më ka bezdisur se nuk është në rregull kur një futbollist del gjithmonë në portale jo për tema futbollistike, por për jetën private”, u shpreh Erosi.

Më tej, i pyetur nëse është ‘single’ apo në një marrëdhënie, futbollisti tha që nuk është lidhur, pasi do të fokusohet te karriera e tij.

“Momentalisht, nga lidhja e fundit që kam pasur jam ‘single’, nuk jam lidhur, as nuk dua të lidhem. Dua të shikoj një herë veten time dhe karrierën, pastaj ajo është shumë spontane”, u shpreh Eros.

Pas ndarjes nga Oriola, Eros u përfol për një lidhje me një modele spanjolle por duket se mes tyre nuk paska pasur asgjë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI