Flash

Brad Pitt, sërish në betejë ligjore me Angelina Jolie

Lapsi.al 18 February 2022
Brad Pitt, sërish në betejë ligjore me Angelina Jolie

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se beteja ligjore mes aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka marrë një tjetër rrjedhë.

Sipas dokumenteve ligjore të marra nga TMZ, Pitt ka paditur aktoren për shitjen e Chateau Miraval - një kantinë franceze që ata blenë së bashku në vitin 2008. Megjithëse pranon se Jolie pagoi 40 përqind të çmimit të blerjes së pronës prej 28.4 milion dollarë, Brad pretendon se ishte ai që e bëri "Nouvel, LLC", kompaninë e tyre franceze të verërave - një sukses të tillë duke  investuar një sasi të konsiderueshme kohe dhe parash në biznes. Në ankesë thuhet gjithashtu se ish cifti më parë ranë dakord të mos i shesin aksionet e tyre në Chateau Miraval pa pëlqimin e tjetrit. Por, Angelina e prishi marrëveshjen pasi i shiti fshehurazi aksionet e saj te Tenute del Mondo ,një degë e miliarderit rus Yuri Shefler. Aktori  ka deklaruar se ai kurrë nuk pranoi marrëveshjen e Shefler dhe tani po kërkon nga gjykata që ta shpallë shitjen të pavlefshme./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI