Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit. Mësohet se një automjet ka përplasur një të moshuar që po udhëtonte me biçikletë. Nga përplasja ka mbetur i dëmtuar 60-vjeçari Xhelal Hyseni. Si pasojë e plagëve të marra, i moshuari është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës.
Ndërkohë, policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin A. C, si edhe shoqërimin e tij në komisariat.