Flash

Merr flakë makina në Elbasan

Një makinë është përfshirë nga flakët në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik te qytetarët. Si&cced...

19:01

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

VOA: Në Shqipëri vazhdon të rritet fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike

Lapsi.al 17 February 2022
VOA: Në Shqipëri vazhdon të rritet fenomeni i kultivimit të

Duke folur në një takim sensibilizues në Prefekturën e Shkodrës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj, deklaroi se “Qarku i Shkodrës renditet ndër qarqet apo zonat me risk të lartë në kultivimin e bimëve narkotike”. Shifrat zyrtare të vetë policisë e dëshmojnë këtë. Gjatë vitit 2021, në këtë qark, ku përfshihen 5 bashki; ajo e Shkodrës, Malësisë së Madhe, Vau-Dejesit, Pukës dhe Fushë-Arrësit, u evidentuan 211 vepra penale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, ose 162 raste më shumë se një vit më parë.

Në këtë veprimtari kriminale u përfshinë 156 autorë, 50 nga të cilët janë arrestuar, 33 janë ndaluar, 50 ndiqen në gjendje të lirë dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Kultivuesit dhe trafikantët e drogës duket se kontrollojnë tashmë jo vetëm zonat e thella malore, ku thuajse nuk ka prani të efektivëve të policisë, por edhe territore fare prane qytetit, ku po tentojnë të hapin “shtëpi bari” për kultivimin e bimëve narkotike.

Vetëm dy muajt e fundit, në territorin e bashkisë së Shkodrës janë zbuluar dy “shtëpi bari”, ku bimët narkotike rriten në mjedise të mbyllura, me llampa dhe sisteme ajrosje. Por, shifrat zyrtare të policisë, sipas drejtuesve vendor të Qarkut të Shkodrës, pasqyrojnë vetëm një pjesë të vogël të këtij fenomeni shqetësues në rritje.

Kryetari i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj, thotë se fenomeni i kultivimit të bimëve narkotike mbështetet edhe nga kryetarë bashkish, punonjës të policisë ,apo të strukturave të tjera të pushtetit vendor, të cilët bashkëpunojnë me trafikantët.

“Nuk mund të kuptohet një kryetar bashkie, të cilin një trafikant e telefonon tre herë. Ç’a është ky kryetar bashkie? Kjo do të thotë se ky kryetar bashkie, që mban lidhje të vazhdueshme me trafikantë, nuk është në pozitën e duhur. Gjithashtu, nuk mund të jesh punonjës policie, kur pin e han me trafikantë. Përpara ligjit duhet të jemi njëlloj”, thotë ai.

Kryebashkiaku i Pukës thotë gjithashtu se, për t’i vënë fre fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike, duhen ndërprerë kontaktet e kryetarëve të bashkive dhe punonjësve të policisë me trafikantët e drogës.

Deklarata e fundit e kryebashkiakut të Pukës, bashki kjo krejtësisht malore ne veri te Shqipërisë, dëshmon për situatën konfuze dhe problematike në kontrollin e territorit dhe luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës në vend.

Gjatë vitit të kaluar, kur edhe u shtuan rastet e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Shkodrës, u proçeduan penalisht për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi, 17 kryepleq të fshatrave, 9 inspektorë të mjedisit dhe pyjeve, 2 roje ujësjellësi si dhe 2 elektricistë.

Por, asnjëri prej tyre nuk u ndoq penalisht dhe as u dënua si bashkëpunëtor me kultivuesit dhe trafikuesit e drogës. Gjithashtu, nuk është proçeduar apo arrestuar asnje zyrtar i larte në të 5 bashkitë e qarkut, si dhe asnjë punonjës policie.

Prej më shumë se 20 vitesh, çdo fillim viti, policia nis fushatën sensibilizuese me zyrtarët vendor, fermerë, nxënës dhe studentë, për të parandaluar në kohë kultivimin e bimëve narkotike dhe, siç thuhet çdo vit, për t’a nxjerrë Shqipërinë nga harta e kultivimit të drogës. Por, këto fushata, nga viti në vit janë shndërruar në formale, pa efekt në ndërprerjen e zinxhirit të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë takimit sensibilizues me zyrtarët e lartë të policisë së shtetit, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, u shpreh se drejtuesit e bashkive janë partnerë me policinë në fushatën sensibilizuese dhe përpjekjet për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, por ata nuk mund të vihen nën presion për shpërdorim të detyrës. Zonja Ademi thotë se, këto fushata të përvitshme nuk kanë dhënë ndonjë rezultat në parandalimin e fenomenit.

“ Ndonjëherë, edhe pushteti vendor lodhet kur fushatat sensibilizuese nuk japin rezultat. Çdo fushatë është e vlefshme, por kur është ekstremisht formale, ajo nuk sjell një produktivitet. Ndaj, duhet të mësojmë nga ky proces, sepse nuk po arrijmë të parandalojmë vetëm me një fushatë sensibilizuese”, theksoi zonja Ademi.

Sipas zonjës Ademi është e nevojshme të përmirësohet infrastruktura për monitorimin e territorit.

Në Shqipëri, gjatë vitit të kaluar, kultivimi i marihuanës u spostua nga jugu drejt zonave qendrore dhe veriore të vendit. Sipas të dhënave të policisë shqiptare, në vitin 2021 u zbuluan dhe shkatërruan 164 mijë rrënjë cannabis sativa, ose 27 mijë më shumë se në vitin 2020.

Edhe të dhënat zyrtare nga fluturimet, e kryera me avion të specializuar të Guardia di Finanza-s italiane, flasin për një shtim të ndjeshëm të sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike. Janë mbi 37 hektarë dhe më shumë se 1100 parcela, të dyshuara se janë përdorur për të kultivuar bimë narkotike, sipërfaqja kjo më e madhja që nga viti 2016. /VOA

Të këshilluara

Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë

Kjo e enjte shënon 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Më 17 shkurt të vitit 2008 kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovra...

08:16

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46