Flash

Puthje live mes ish çiftit Eros Ramazzotti-t dhe Michelle Hunziker

Lapsi.al 17 February 2022
Puthje live mes ish çiftit Eros Ramazzotti-t dhe Michelle Hunziker

Një nga momentet më emocionuese të episodit të parë të Michelle Impossible, i transmetuar mbrëmjen e djeshme, ishte padyshim takimi i Eros Ramazzotti-t dhe Michelle Hunziker. Këngëtari dhe showgirl kanë qenë të martuar nga viti 1995 deri në vitin 2002 dhe pas 20 vitesh ata e gjetën veten përsëri bashkë në skenë.

Hunziker dhe Ramazzotti dëshmuan edhe njëherë se mes tyre ka një marrëdhënie të shkëlqyer.

“Do të kisha pritur gjithçka, por jo që ta pranoje ftesën time”, -tha Hunziker para se të shtonte, “Prej 20 vjetësh, dëgjoj çdo ditë të thonë se ne jemi përsëri bashkë. Pse mendon?"

Eros Ramazzotti ia ktheu:

“E jona ishte nje histori shumë e bukur. Si mund ta harrosh?!”

Më pas Michelle falënderoi Eros që e prezantoi atë me artet marciale dhe shfrytëzoi rastin për të deklaruar publikisht se ata janë thjesht miq:

“Një gjë të bukur e gjetëm, përveç Aurorës që është gjëja më e bukur që kemi bërë. Më afrove me artet marciale. Mendoj se çdo grua duhet të merret me një art marcial, sepse çdo grua duhet të jetë në gjendje të mbrohet në këtë botë të çmendur. Më ke bërë një nder të madh. Dhe kjo gjë na bëri të takohemi përsëri.”

Dhe megjithëse ish-çifti shkëmbeu një puthje të shpejtë në skenë dhe folën kaq bukur për dashurinë e tyre të shkuar, Michelle u kujdes të sqaronte diçka – që ata janë thjesht miq shumë të mirë.

“Por le ta pranojmë. Ne jemi miq. Jemi këtu për ta kurorëzuar këtë miqësi, që nga nesër të mos shkruajnë më që jemi bashkë", -theksoi ajo.

Në fund Erosi këndoi këngën “Piu bella cosa”, që është një këngë dedikuar pikërisht asaj, dhe Michelle e pranoi se u emocionua.

Të këshilluara

Trey Songz akuzohet për abuzim seksual

Këngëtari , Trey Songz është akuzuar së fundmi  për abuzim seksual ndaj një gruaje në një festë në Kaliforni. Gruaj, identiteti i të cilës nuk është bërë i n...

14:32

Aktorja e njohur i jep fund fejesës

Aktorja e njohur, Shailene Woodley i ka dhënë fund fejesës së saj me Aaron Rodgers ka përfunduar. Sipas'ET' arsyeja e ndarjes ishte largësia  , por planifiko...

14:17

Reklamat më të këqija në Super Bowl

Viti 2022 ishte një vit në të cilin personazhet e famshëm të listës A, humori dhe reklamat kreative për produktet e teknologjisë ndihmuan disa marka të kenë suk...

12:45

Maskat-tanga prezantohen në Javën e Modës

Mes veshjeve shumëfunksionale, lëkurës dhe fustaneve të trikotuara, kryefjala e koleksionit vjeshtë 2022 e Dion Lee në Javën e Modës në Neë York, ishin maskat j...

10:03

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI