Dy persona akuzohen se kanë marrë me forcë në makinë një 16-vjeçar.
Njëri prej tyre është arrestuar, ndërsa bashkëpunëtori tjetër është shpallur në kërkim prej policisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. B., 34 vjeç, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe shpallën në kërkim shtetasin I. D., 25 vjeç, pasi këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë me forcë në mjet, një 16 vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit I. D”, thotë policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.