Flash

Ioan Gruffudd merr urdhër mbrojtje për dhunë nga ish bashkëshortja

Lapsi.al 17 February 2022
Ioan Gruffudd merr  urdhër mbrojtje për dhunë nga ish

Aktori, Ioan Gruffudd ka marrë së fundmi urdhër mbrojtje për dhunë nga ish bashkëshortja e tij,aktorja Alice Evans.

Në dokumentet e siguruara nga 'People', aktori ka kërkuar që Alice të rrijë 100 metra larg tij dhe partneres  ,Bianca Wallace dhe mos të ketë kontakt me asnjërin.Në padinë e ngrejtur ndaj saj, Ioan ka rrëfyer se nuk ishte i lumtur me të dhe se ajo e kishte kërcënuar se do i shkatërronte karrierën."Alice më ka thënë shumë herë se do më bënte të njëjtën gjë që Amber Heard i bëri Johnny Deep.Ajo i thoshte njerëzve se kisha ushtruar dhunë ndaj saj dhe vajzave.Më kërcënoi se do më denonconte në polici nëse nuk i bindesha kërkesave të saj , se do i thoshte të gjithëve se konsumoja lëndë narkotike dhe do më fuste në burg. Madje, më tha se do të shkruante në ditar reflektimet e saj si një viktimë e abuzimit fizik dhe do i bënte keq nënës sime," tregoi aktori.Gjithashtu ai zbuloi se pasi u divorcuan Evans i ka dërguar shumë mesazhe kërcënuese, ka ngrejtur akuza të rreme  dhe pavarësisht kërkesës së avokatit të tij ajo nuk ka ndaluar.Nga ana tjetër,aktorja ka deklaruar se nuk ka marr asnjë kopje dokumenti dhe se ai nuk ka fakte rreth pretendimeve të ngrejtura.Dyshja u takua në vitin 2ooo gjatë xhirimeve të filmit '102 Dalmatët dhe u martuan në vitin 2007.Në mars të 2021 ata bënë kërkesën për divorc./Lapsi.al

Të këshilluara

Trey Songz akuzohet për abuzim seksual

Këngëtari , Trey Songz është akuzuar së fundmi  për abuzim seksual ndaj një gruaje në një festë në Kaliforni. Gruaj, identiteti i të cilës nuk është bërë i n...

14:32

Aktorja e njohur i jep fund fejesës

Aktorja e njohur, Shailene Woodley i ka dhënë fund fejesës së saj me Aaron Rodgers ka përfunduar. Sipas'ET' arsyeja e ndarjes ishte largësia  , por planifiko...

14:17

Reklamat më të këqija në Super Bowl

Viti 2022 ishte një vit në të cilin personazhet e famshëm të listës A, humori dhe reklamat kreative për produktet e teknologjisë ndihmuan disa marka të kenë suk...

12:45

Maskat-tanga prezantohen në Javën e Modës

Mes veshjeve shumëfunksionale, lëkurës dhe fustaneve të trikotuara, kryefjala e koleksionit vjeshtë 2022 e Dion Lee në Javën e Modës në Neë York, ishin maskat j...

10:03

Kivanc Tatlitug, baba për herë të parë

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug do të bëhet baba për herë të parë. Përmes rrjetit social,Instagram, bashkëshortja e tij, stilistja Basak Dizer ka publi...

17:59

ide

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI