Flash

Zbulohet se kur do të nisë sezoni i gjashtë i "Peaky Blinders"

Lapsi.al 16 February 2022
Zbulohet se kur do të nisë sezoni i gjashtë i "Peaky

Së fundmi është zbuluar data e publikimit të sezonit të gjashtë të serialit dramatik “Peaky Blinders”.

'BBC One' ka njoftuar  se seriali do të nisë më 27 shkurt dhe do të ketë  total gjashtë episode, të cilat do transmetohen të dielave.Ndërkohë, 'Netflix ende nuk ka lajmëruar në lidhje me datën e lancimit të sezonit të fundit në platformë.Aktori ,Cillian Murphy do të rikthehet në rolin e Tommy Shelby i cili do të përpiqet për të gjetur një mënyrë që “Peaky Blinders” të largohen nga jeta e paligjshme,dhe e rrezikshme. Në serial do të rikthehen dhe aktorët Tom Hardy, Paul Anderson, Finn Cole, Anya Taylor-Joy dhe Sophie Rundle."Banda 'Peaky Blinders' do të rikthehet sërish.Këtë sezon ne e gjejmë familjen në rrezik ekstrem dhe aksionet nuk kanë qenë kurrë më të larta.Ne besojmë se ky sezon do të jetë më i miri nga të gjithë dhe fansat do e pëlqejnë.Dhe pse serialit i ka ardhur fundi, historia do të vijojë në një tjetër formë. Mbase në një film", deklaroi skenaristi, Steven Knight.  'Peaky Blinders' bazohet në histori të vërtetë të një bande famëkeqe në Birmingham që ekzistonte në vitet 1890./Lapsi.al

[embed]https://www.youtube.com/watch?v=2nsT9uQPIrk[/embed]

 

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI