Flash

Zbulohet data e publikimit të filmit komedi "Strays"

Lapsi.al 16 February 2022
Zbulohet data e publikimit të filmit komedi "Strays"

Kompania 'Universal' zbuloi së fundmi datën e publikimit të filmit të ardhshëm 'Strays'.

Përmes një deklarate për mediat, 'Universal' njoftoi ditën e martë  se filmi i zhanrit komedi do të shfaqet në kinema më 9 qershor të vitit 2023. Me kastin e aktorëve, Will Ferrell dhe Jamie Foxx dhe Will Forte, filmi do të tregojë historinë e një qeni të braktisur i cili bashkëpunon me qentë e tjerë për të marrë hak ndaj pronarit të tij. Regjisori i filmit është  Josh Greenbaum ndërsa skenaristi, Dan Perraul. Ndërsa Louis Leterrier , Phil Lord dhe Chris Miller janë producentët./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI