Flash

Trafikonin drogë drejt Greqisë, arrestohen tre korçarët

Lapsi.al 16 February 2022
Trafikonin drogë drejt Greqisë, arrestohen tre korçarët

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës duke e çuar në 10 numrin e personave të arrestuar në kuadër të operacionit “Restart”. Gjatë aksionit të policisë janë vënë në pranga Ertin Hoxhalli 35 vjeç, Kastriot Hoxha 42 vjeç  dhe Zarif Beqiri 53 vjeç.

Ndërkohë janë sekuestruar 70 kg kanabis duke e çuar sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar në 322 në total.

Sipas bluve të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin prodhonin kanabisin në Pojan dhe Maliq të Korçës dhe më pas e trafikonin atë drejt shtetit grek. Në momentin e arrestimit atyre iu gjetën lëndë narkotike dhe armë.

“Si rezultat i informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në fshatrat e Njësisë Administrative Pojan, Maliq, trafikimit të tyre në drejtim të shtetit grek si edhe posedonin armë pa leje, shërbimet e policisë organizuan punën, bënë lokalizimin e personave dhe ushtruan kontrolle në banesat e tyre, në fshatrat Zëmblak dhe Kurilë.

Konkretisht gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E. H., forcat e policisë gjetën dy pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë 1.5 kg dhe 1 peshore elektronike, në banesën e shtetasit K. H., u gjet 1 armë zjarri tip automatik, me një krehër të vendosur në folenë e tij, me 9 fishekë pa leje, si edhe në banesën e shtetasit Z. B., janë gjetur 126 pako, me lëndë të dyshuar narkotike kanabis me peshë totale 70 kg, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe  i municionit”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sipas MeteoAlb: Deri në orët e mesditës dhe pasdites territori ynë do të jetë në ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin reshje në vend. Parash...

07:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46