Flash

Mbretëresha Elizabeth ofron para për vajzën e dhunuar nga djali i saj

Lapsi.al 16 February 2022
Mbretëresha Elizabeth ofron para për vajzën e dhunuar nga djali i

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se mbretëresha Elizabeth do të dëmshpërblejë Virginia Giuffre pas akuzave të saj për abuzim seksual nga Princ Andrew.

Sipas "The National news", Mbretëresha e do të paguajë një pjesë të madhe të shumës që Andrew pranoi t'i paguante për të mos dëmtuar më tej institucionin e monarkisë në Britani.Të martën avokatët e Princ Andrew dhe Virginias Giuffre njoftuan se kishin arritur një marrëveshje jashtë gjykatës."Princi Andrew synon të bëjë një donacion të konsiderueshëm për bamirësinë e zonjës Giuffre në mbështetje të të drejtave të viktimave. Princi Andrew kurrë nuk ka synuar të keqpërdorë karakterin e zonjës Giuffre dhe ai pranon se ajo ka vuajtur si viktimë e abuzimit dhe e sulmeve të padrejta publike”, thuhej në letrën drejtuar gjyqtarit federal Lewis Kaplan.Thuhet se princi do do të paguajë gjithsej 12 milionë paund për të mos u gjykuar në Nju Jork  dhe paratë do t'i shpërndahen Giuffre dhe Fondacionit për Gratë e Abuzuara./ Lapsi.al

Prince Andrew reaches settlement agreement in Virginia Giuffre sex abuse case

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI