Flash

Këngëtarja ukrainase pezullohet nga ‘Eurovision’

Lapsi.al 16 February 2022
Këngëtarja ukrainase pezullohet nga ‘Eurovision’

Mediat e huaja kanë raportuar se Alina Pash, këngëtarja ukrainase që përfaqëson vendin e saj në “Eurovison Song Contest”, është pezulluar nga konkurrimi.

Sipas, 'BBC',transmetuesi kombëtar i Ukrainës,ndërmori veprimet pasi u zbulua se autoritetet po hetojnë një udhëtim që ajo bëri në Krime në vitin 2015, një zonë që Rusia mori nën kontroll në 2014.Ekzistojnë rregulla strikte të udhëtimit në fuqi për mënyrën se si njerëzit hyjnë në Krime. Nuk është e paligjshme për ukrainasit që të vizitojnë, por kjo nuk pritet mirë dhe sjell zemërim. Ndërkohë, Alina u ka ofruar autoriteteve prova se si ajo hyri në rajon, por kjo tani është duke u shqyrtuar.

 

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI