Flash

Kanye West i kërkon falje publike Kim pas deklaratave në rrjetet sociale

Lapsi.al 16 February 2022
Kanye West i kërkon falje publike Kim pas deklaratave në rrjetet

Reperi i njohur,Kanye West i ka kërkuar së fundmi falje publike Kim Kardashian pas deklaratave të bëra për lidhjen e saj me Pete Davidson.

Përmes rrjetit të tij social,Instagram, Kanye ka rrëfyer se ka fshirë të gjitha postimet e bëra për ciftin dhe se ndihet keq për ngacmimet drejtuar Kim."Po punoj që të jem më i përmbajtur në komunikim.Mund të kem nevojë për një ekip të përbërë nga persona të aftë në komunikim, organizues dhe drejtues.Faleminderit të gjithëve që më suportoni. E di që publikimi i mesazheve dhe fotove ishte shokuese dhe lënduan Kim.Mbaj përgjegjësi. Po përpiqem të mësoj nga gabimet e mia. Të jesh një lider i mirë fillimisht duhet të jesh dëgjues i mirë", shkruajti reperi në postim. Në postimet tashmë të fshira, West i kërkonte publikisht Kardashian të rikthehej me të si dhe ofendonte komedianin duke e kërcënuar se nuk do e lejonte të takohej me fëmijët e tij. Gjithashtu, ditën e Shën Valentit , ai i dërgoi Kim një kamion me lule ku shkruante: "Qëllimi im është i pastër". Themeluesja e "Skims" ende nuk ka reaguar ndaj faljes së tij.Sipas burimeve, ajo po përpiqet të mbaj distancën me Kanye dhe uron që ai të jetë i lumtur dhe të ecë përpara në jetën e tij.

https://www.instagram.com/p/CaAeGzUPdz2/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI