Flash

Zbulohen prezantuesit e “American Song Contest”

Lapsi.al 15 February 2022
Zbulohen prezantuesit e “American Song Contest”

Së fundmi janë zbuluar emrat e personazheve që do të prezantojnë , “American Song Contest”.

Bëhet fjalë për reperin  Snoop Dogg dhe këngëtaren Kelly Clarkson. Reperi u shpreh se ndihej i entuziazmuar që do të prezantojë përkrah këngëtares. Po ashtu edhe Clarkson ka rrëfyer se është e lumtur që do të prezantojë një koncert si Eurovisioni."Jam fanse dhe e dashuroj konceptin e Eurovision, jam e emocionuar që sjell fenomenin muzikor në Amerikë. Jam shumë e lumtur që punoj me Snoop Dogg dhe mezi pres të shoh çdo shtet dhe territor të përfaqësuar nga artistë që këndojnë këngët e tyre", tha ajo.Spektakli pritet të fillojë më 21 mars në NBC, ndërsa finalja e madhe do të jetë më 9 maj.

Kelly Clarkson and Snoop Dogg to host American Song Contest ?? -  Eurovision Song Contest

Të këshilluara

Cila është risia më e re e Instagram

“Instagram” po prezanton një mënyrë të re mjaft interesante që njerëzit të ndërveprojnë me ‘stories’. Duke filluar nga sot, mund të dërgoni një pëlqim privat...

13:16

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI