Flash

Vetullat e Eminem tërhoqën më shumë vemendje se performanca e tij në Super Bowl

Lapsi.al 15 February 2022
Vetullat e Eminem tërhoqën më shumë vemendje se performanca

Eminem ishte një nga shumë artistët që ndezi skenën gjatë pjesës së parë në Super Bowl mbrëmjen e kaluar. Por nuk ishte performanca e hitit të tij të vitit 2002 "Lose Yourself" që tërhoqi vëmendjen e fansave - ishin vetullat e tij që dukeshin shumë të errëta.

Njerëzit në rrjetet sociale nuk humbën kohë për të shprehur konfuzionin e tyre për pamjen e re të reperit 49-vjeçar.

"Eminem ka vetulla false!" shkroi një person, ndërsa një tjetër shtoi, "Kush e la Eminemin të dalë me ato vetulla..."

Ndërkohë, një fans i quajti vetullat e Eminemit “qesharake”.

Ndërsa dikush u ankua që nuk mundën të shijonin interpretuesit e tjerë - si Snoop Dogg, Dr. Dre, Mary J. Blige, 50 Cent dhe Kendrick Lamar – për shkak se ishin shumë të fiksuar te vetullat e guximshme të Eminem.

“Shfaqje e mirë e pjesës së parë!” postoi një përdorues në Twitter. "Por sinqerisht, vetullat e Eminemit ishin pak shpërqendruese."

Të tjerë vunë re se mjekra e Eminemit ishte pothuajse po aq e errët sa vetullat e tij. Komentet në rrjetet sociale ishin të pafundme dhe duket se pikërisht kjo ishte tema më e diskutuar nga Super Bowl mbrëmë.

Kujtojmë se ikona e hip-hop-it u bë i famshëm në fund të viteve '90 me flokë bjonde të zbardhura dhe një fytyrë të rruar.

Të këshilluara

Mer fund lidhja mes Kanye West dhe Julia Fox

Tashmë prej disa kohësh është përfolur për një ndarje të mundshme midis Julia Fox dhe reperit Kanye Ëest. Edhe pse ata kanë festuar ditëlindjet së bashku dhe ka...

15:43

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI