Një 33-vjeçar me iniciale O.C. është arrestuar nga policia pas sherrit me një person në lagjen Cfakë në Gjirokastër. Gjatë momentit të arrestimit, 33-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë. Por rebelimi i shtetasit nuk ka përfunduar këtu. pasi ka mbërritur në komisariat ai ka shkatërruar edhe kamerën e sigurisë në qeli.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”.