Flash

Berisha me fermerët e Shkodrës: Në 6 mars përballemi me Ramën dhe Bravën, kjo është fushatë kombëtare

Lapsi.al 15 February 2022
Berisha me fermerët e Shkodrës: Në 6 mars përballemi me

Këtë të martë ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sërish në Shkodër për të mbështetur kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia. Berisha ka marrë pjesë në një takim me fermerët e njësisë administrative Ana e Malit. Në këtë takim ishte e pranishme edhe kryetarja aktuale e bashkisë, Voltana Ademi. Lideri historik i PD tha se kjo është më tepër se një fushatë elektorale dhe se në 6 mars demokratët do të përballen me kryeministrin Rama dhe "Lul Bravën". Berisha shtoi se në këto tetë vite PD ka pasur në krye një burrë të dobët që nuk u bë lider asnjëherë pasi nuk di si të udhëheqë.

"Siç e dini, ne jemi në një fushatë elektorale, faktisht më shumë kombëtare se sa lokale për nga rëndësia e saj, sepse siç e dini, kemi nisur një përpjekje që ka pasur dy qëllime kryesore: Një, që të jemi opozitë e vërtetë. Sepse njeriu fals, opozita false, jo vetëm që nuk vlen, por dëmton dhe në botën e qytetëruar që kur ka lindur demokracia, është përcaktuar se shoqëria ka qeveri, ka edhe opozitë që e kundërshton dhe bën transparencën, ndërsa ne na qëlloi fati që të kemi qeveri arrogante, të lidhur me krimin, me drogën, që nuk ka interesa tuaja si më kryesoret të vendit, por ka interesa të pasurimit të ministrave, zyrtarëve.", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46