Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Inceneratorët që po djegin mbetjet e opozitarizmit

Lapsi.al 15 February 2022
Inceneratorët që po djegin mbetjet e opozitarizmit
Dy ngjarje që u zhvilluan pothuajse paralelisht ditët e fundit, ngërthejnë në mënyrë perfekte paradoksin e opozitës zyrtare. Fjala është për intensifikimin, në njërën anë, të denoncimeve nga deputetët që përfaqësojnë PD-në e vulës, në komisionin hetimor për inceneratorët dhe nga ana tjetër, bashkimin e votave me Edi Ramën që bënë 38 prej tyre, duke zgjatur mandatin e trupës të vettingut. Në pamje të parë të duket sikur kemi të bëjmë me dy opozita të ndryshme. Puna që po zhvillon komisioni i inceneratorëve për të zbardhur një grabitje spektakolare do të ishte e mjaftueshme, jo vetëm për shembur çdo qeveri, por edhe për të hapur dyert e burgjeve katër kanat. Nën drejtimin dhe me bekimin e Edi Ramës, një grup i strukturuar, i ka dhënë pak njerëzve që sot janë në arrati, miliona euro nga buxheti i shtetit, për tre inceneratorë që ende gjashtë vite nga fillimi i këtij projekti, nuk kanë punuar një ditë të vetme.  Lexo me tej: Emër për emër/ Kush janë 38 deputetët e Bashës që bashkuan votat me Ramën Faktet që po zbardhen përditë të trondisin. Vetë pesonalisht i ndoqa me vëmendje denoncimet e panumërta që u bënë në komisionin hetimor, për inceneratorin e Tiranës. Erion Veliaj jo vetëm ka nënshkruar në kundërshtim me ligjin për ti hapur rrugë skemës së ‘Integrated Energy BV”, duke rëmbyer një tagër që nuk i takon, atë të Këshillit Bashkiak, por vazhdon i paguan kompanisë tarifën e incenerimit të mbledhur nga xhepat e kryeqytetasve, ndërkohë që plehërat vetëm groposen. Nga ana tjetër, ai nuk e ka çuar ndërmend ta gjobisë koncesionarin për punët e pa realizuara, pavarësisht se kontrata e parasheh një gjë të tillë. Ai vazhdon të furnizojë një projekt, që ndonëse u miratua me shifër të gënjeshtërt (do të kushtonte vetëm 90 milionë euro), do të rëndojë mbi xhepat tanë me më shumë se katërfishin e këtyre parave. Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn Pra, mjafton qoftë edhe ky shembull, për të pohuar se PD-ja e vulës po e kryen me nder betejën e saj ligjore dhe misionin e saj moral. Por fatkeqësisht, e vërteta është krejt tjetër dhe këtë na e dëshmoi ajo që ndodhi të enjten e kaluar. Në momentin kur kjo opozitëu shkri si një grup i vetëm me rilindjen, njësoj si në parlamentin e shkuar monist, atëhere kur pranoi të votojë pro mitrës prej nga lindin të gjitha mëkatet e reformës në drejtësi, ajo  nuk asgjesoi vetëm vetveten, ajo u shndërrua në elementin që shumëzon me zero kontributin e secilit faktor opozitar në këtë vend. Sepse fabula është e thjeshtë. Denoncimet nuk kanë vlerë në vetvete. Ato janë të gjitha dallgë që shërbejnë, në fund, për të ngritur cunamin e shkatërrimit të një qeverisjeje të koruptuar. Por, kur vjen ky moment, Basha dhe njerëzit e tij sillen si ai lojtari që humbet penalltinë e minutës së fundit. Pra pyetja që shtrohet pas asaj që kemi përjetuar këto ditë është: ç’kuptim ka të tregosh me fakte vjedhjen, kur ti e amniston me votë atë sistem drejtësie që do ta kamuflojë këtë vjedhje? Ose më tej: sa efikase është denoncosh bandën Rama & Co, kur në aktin final të votimit ti bëhesh njësh me ta? Për të justifikuar kartonat jeshilë të parlamentarëve të vet pro katrahurës së reformës në drejtësi, Basha u rek të argumentonte se, ndonëse janë ende shumë pak, dy ministra të Edi Ramës gjenden sot në burg. Pra nënteksi që ai la të kuptohet ishte se drejtësia, mirë apo keq, ka filluar të funksionojë. Ai kërkoi të shesë optimizmin naiv të atyre që duan ta shohin gotën gjysëm plot. 

119 pro për vettingun/ Rama dhe Basha bashkojnë votat

Në fakt, llogaria me këtë katrahurë që po i nxjerr bojën SPAK-ut të ambasadorëve nuk bëhet sipas kriterit se sa kanë përfunduar në qeli, por me atë se sa nga ata që e meritonin prej kohësh të qenë aty, bëjnë varavingo akoma jashtë.      Pikërisht kjo lloj llogjike, të të kënaqurit me rezultatet sa për sy e faqe, të të bërit betejë sa për të siguruar një alibi, shpjegon dhe paradoksin që vumë re ditët e fundit.  Duke mbrojtur, paralelisht me denoncimin e vjedhjeve, badigardët e hajdutëve në drejtësinë e re, opozita e vulës aktroi një film të keq, të parë disa herë me radhë. Sjellja e saj qe njësoj si futja në koalicion pas çadrës në 2017, si tryeza me Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin pas bojkotit të parlamentit dhe zgjedhjeve, si marëveshja e 5 qershorit pas protestave me molotov.  Ato të gjitha i përngjajnë fabulës së zjarrfikësit që shuan flakën që ka ndezur vetë.  Prandaj, këtë herë, zelli që po tregon PD-ja e vulës në komisionin hetimor për inceneratorët nuk mund ta fshehë aspak mëkatin e pashlyeshëm të votës për zgjatjen e mandatit të vettingut. Kësaj fabule i ka dalë boja. Ajo tani po djeg të gjithë ata opozitarë që shtiren sikur ndeshen me krimin, por në fakt kërkojnë kushte më të favorshme në një pakt të ri me të.   ©Lapsi.al

Të këshilluara

Rusi -Ukrahinë, a është e pashmangshme lufta

Në zemër të krizës në Ukrainë qëndron një pyetje themelore në lidhje me natyrën e historisë dhe natyrën e njerëzimit: a është i mundur ndryshimi? A mund të ndry...

12:12

Basha, shakaxhiu i vettingut

Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit për komisionet e vettingut, fiks me të njëjtën mënyrë siç kundërsharët e tij e akuzojnë se merr rrys...

11:22

Veliaj në betejë, për allatet e Ramës

Erion Veliaj nuk është rrugaç. Ai nuk është as i fortë dhe as “danoç Tirone”, megjithë sforcimin për të folur me slang tirons prej urëvajgurori. Për hir të vërt...

16:51

Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me aktorët e teatrit. Pushteti autokratik i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë edhe “ishullin e fundit” j...

18:09

As Basha, as Berisha

Lufta Civile në Partinë Demokratike në Shqipëri tash po futet në fazën e saj më të rrezikshme, atë të ndarjes definitive të këtij subjekti, për t’i hapur rrugë ...

13:36

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI