Flash

Kanye ndërpret bashkëpunimin me Kid Culi, shkak Pete Davidson

Lapsi.al 14 February 2022
Kanye ndërpret bashkëpunimin me Kid Culi, shkak Pete Davidson

Kanye West nuk ka ndërmend të ndalojë së luftuari për Kim Kardashian dhe mënyra si ka zgjedhur ta bëjë këtë është duke sulmuar të dashurin e saj, Pete Davidson.

Në një foto të kapur nga paparacët të Pete dhe Kim, të realizuar muajin e kaluar, Kanye shkruan:

"Shikoni këtë kokëboshin! Pyes veten nëse Instagrami do të mbyllë faqen time sepse po ofendoj ish të dashurin e Hilary Clinton”.

Kjo vjen disa javë pasi reperi publikoi këngën e re me The Game, ku repon se do të donte ta rrihte Pete Davidson.

Por inati i tij ndaj Pete nuk mbetet me kaq, Kanye ndërpreu bashkëpunimin me reperin Kid Cudi, sepse ky i fundit është mik me Pete, të cilit Kanye i referohet si "Skete".

“Arsyeja që i kërkova Cudi-t që të paktën të fliste me Skete është sepse për vite me radhë Cudi gjithmonë thoshte se ishim unë dhe ai kundër të gjithëve,” tha West. “Tani që po luftoj për familjen time ai nuk është pranë meje, kjo është diçka më e madhe se muzika. Unë e dua Cudi-n dhe gjithmonë do ta dua, por Donda2 ka të bëjë me kthimin në atë shtëpi të djegur, dhe jo të gjithë do të jenë gati për tym.”

Sipas Cudi-t, ai dhe West e kishin diskutuar tashmë këtë çështje privatisht dhe shtoi se ky reagim i reperit në mediat sociale është vetëm për vëmendje.

Të këshilluara

Kim dhe Pete kalojnë momente romantike

Në ditën që reperi i njohur, Kanye West, shpërtheu në Instagramin e tij me poste që cënonin Pete Davidson, ky i fundit dukej i patrazuar pasi ishte i zënë duke ...

09:49

Del në shitje katalogu i këngëve të Sting

Këngëtari i njohurSting ka shitur  së fundmi të gjithë katalogun e tij muzikor të shkrimit të këngëve, si artist solist dhe ato me grupin ”The Police”. Ai de...

10:45

Çfarë opsionesh të reja sjell Tinder

A i kushton rëndësi paraqitjes së njerëzve në Tinder? Nëse nuk e ke kriter të rëndësishëm, aplikacioni i takimeve po shton një opsion të ri përmes së cilit që s...

15:57

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI