Flash

Cila është simbolika e gjunjëzimit të Eminem në Super Bowl

Lapsi.al 14 February 2022
Cila është simbolika e gjunjëzimit të Eminem në Super

Ky viti i “Super Bowl” ishte padyshim një nga më mahnitësit dhe më të paharrueshmit.

Shumica e ikonave të hip hop-it performuan këngët e tyre më të pëlqyera si Dr. Dre, Snoop Dogg, Mary J. Blige, Eminem, 50 Cent dhe Kendrick Lamar, të cilët krijuan emocion dhe atmosferë të bukur për të gjithë të pranishmit.

Mirëpo ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte një detaj në përfundim të performancës së Eminem. Ai u gjunjëzua dhe mbuloi kokën me dorë kur mbaroi së kënduari “Lose Yourself”, duke e mbajtur pozën për rreth 45 sekonda.

Ky gjest ishte një homazh i dukshëm për ish-mbrojtësin e San Francisco Colin Kaepernick, i cili u gjunjëzua gjatë himnit kombëtar për të protestuar kundër brutalitetit të policisë në 2016-ën duke nisur kështu një traditë të tillë mes sportistëve, sidomos në SHBA.

Ndërkohë, ky gjesti i Eminem-it të dielën shkaktoi një sërë debatesh në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës reaguan ndaj raportimeve se “NFL” nuk dëshironte që Eminem ta bënte këtë veprim.

Megjithatë, kjo u konfirmua të mos ishte e vërtetë, pasi, sipas zëdhënësit të “NFL”, Brian McCarthy, liga i dinte planet e Eminem.

“Ne i pamë të gjithë elementët e shfaqjes gjatë provave të shumta këtë javë dhe ishim të vetëdijshëm se Eminem do ta bënte këtë gjest”, tha zëdhënësi i ligës Brian McCarthy për “Associated Press”.

Të këshilluara

Kim dhe Pete kalojnë momente romantike

Në ditën që reperi i njohur, Kanye West, shpërtheu në Instagramin e tij me poste që cënonin Pete Davidson, ky i fundit dukej i patrazuar pasi ishte i zënë duke ...

09:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI