Flash

Burimet bëjnë me dije se Rihanna dhe Asap Rocky do të martohen

Lapsi.al 11 February 2022
Burimet bëjnë me dije se Rihanna dhe Asap Rocky do të martohen

Pa dyshim që Rihanna dhe A$AP Rocky janë kthyer në një nga çiftet më të preferuar të publikut dhe tani që fëmija i tyre i parë është rrugës, lidhja e dyshes është edhe më shumë në qendër të vëmendjes. Por ka edhe më shumë lajme të reja për fansat, pasi duket se të dy janë gati ta çojnë marrëdhënien e tyre një hap më tej. Duket se Riri dhe A$AP Rocky planifikojnë ta kurorëzojnë dashurinë me një martesë në Barbados.

“Rihanna është kokë e këmbë e dashuruar me A$AP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale", tha një burim i brendshëm për The Sunday Mirror. "Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë dhe ai ka thënë të njëjtën gjë. ”

Sipas burimit, çifti nuk ka ende një datë të caktuar për ceremoninë, por kjo nuk do të ndodhë para lindjes së foshnjës.

“Ajo ka dashur gjithmonë të martohej dhe A$AP është personi me të cilin dëshiron të kalojë jetën”.

Burimi ka treguar edhe arsyen e zgjedhjes së vendit:

“Atje kanë familjen të dy, është vendi që i ka bashkuar dhe ka një vend shumë të veçantë në zemrat e tyre”.

Vetëm vitin e kaluar, Rihanna u emërua heroinë kombëtare e Barbados, vendi i saj i origjinës, pas pavarësisë zyrtare të vendit nga Mbretëria e Bashkuar.

Të këshilluara

Kanye West refuzon të performoj në Coachella

Ndoshta nuk do ta shohim Kanye West në shfaqjen e Coachella-s këtë prill. Reperi 44-vjeçar, i cili së fundmi ndërroi emrin e tij në “Ye”, refuzon të performojë ...

11:24

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI