Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Basha, shakaxhiu i vettingut

Lapsi.al 10 February 2022
Basha, shakaxhiu i vettingut

Lulzim Basha ka vendosur të votojë pro zgjatjes së mandatit për komisionet e vettingut, fiks me të njëjtën mënyrë siç kundërsharët e tij e akuzojnë se merr rryshfet nga oligarkët: duke vepruar tinëz dhe pabesisht. Ndërkohë që Edi Rama e ka urdhëruar që në tetor të vitit të shkuar: “Marsh shkoni votoni, unë nuk bëj pazar me ju”, Basha priti deri në sekondat e fundit për të treguar se çfarë do të bënte.

Lexo me tej:

Rama përdhunon opozitën/ Marsh, votoni zgjatjen e vettingut pa negociata

Gjatë gjithë kësaj kohe ai thjeshtë ka heshtur, është përpëlitur dhe ka mashtruar publikun duke mos mbajtur një qëndrim. Vetë personalisht, për shkak të angazhimit në studio televizive, i kam pyetur  disa nga eksponentët e PD-së, se si do të silleshin kur të vinte momenti i këtij akti final. E kam bërë këtë i nisur jo vetëm nga kureshtja, por edhe i bindur se politikanët duhet të përballen me qëndrimet dhe thëniet e tyre të mëparshme.

Duke e ditur se Basha e kishte quajtur vettingun një projekt mafioz, ku ndërkombëtarë të korruptuar po ndihmonin Ramën të kapte drejtësinë (video poshte), duke e ditur se PD-ja i kishte akuzuar shpesh komisionet e vettingut për politizim dhe korruptim me para në dorë, kam këmbëngulur fort të kuptoja se si do të bëhej kjo piruetë 180 gradëshe.

Që nga nënkryetarët e PD-së e deri tek deputetët e thjeshtë, kam marë të njëktat mesazhe: konfuzion, paqartësi,  frikë për të folur. Askush nuk ishte i sigurtë për momentin se kur Basha do të zdërhallej me llapë mbi ato çka kishte pështyrë.

Ky ngurim vinte edhe për faktin se nga selia qëndrore e partisë patën dalë gjatë këtyre muajve versione të ndryshme.

Fillimisht Basha tha se ky propozim i Ramës dhe ndërkombëtarëve nuk ishte prioritet i PD. Nisur nga kjo moto deputetët e tij i braktisën punimet e komisionit të legjislacionit. Pastaj qëndrimi evoluoi. Meqë bëhej fjalë për ndryshim të kushtetutës, ku duheshin detyrimisht dhe votat e opozitës, u la të kuptohej se duhej bërë një ndërhyrje e madhe në ligjin themeltar të shtetit, ku të përfshiheshin edhe propozimet e PD-së, si vettingu i politikanëve, rishikimi i reformës territorale dhe asaj zgjedhore. 

Gjuha që përdornin hierarkët e PD-së ishte, se kushtetuta nuk mund të ndryshohet pa konsultime me publikun dhe pa marë gjerësisht mendimin e specialistëve, se një gjë e tillë nuk mund të zgjidhej si pazari i fshehtë i natës së fundit. Madje si rezultat i kësaj, u hodh dhe ideja se edhe nëse zgjatja e komisioneve të vettingut pranohej, ndonëse këta kripto rilindas nuk kishtin bërë as gjysmën e punës që patën marrë përsipër (kanë shqyrtuar vetëm dosjet e 800 prokurorëve dhe gjyqtarëve), ky kompromis mund të arrihej duke zëvendësuar së paku njërëzit. Pra komisionerët që opozita i kishte etiketuar si të kapur nga pushteti dihej të ndryshoheshin duke i dhënë rol edhe PD në filtrimin e kandidaturave të reja.

Tragjikisht asgjë nga këto nuk ndodhi, as debati publik, as bilanci dhe marja në shqyrtim e punës të atyre që do t'u jepej një mandat i ri kushtetues, as ndryshimi i emrave të vettuesve, as rishikimi i formulës të deritanishme. 

Andi Bushati: Votat per vetingun, tradhëtia e fundit e Bashës

Paturpësisht Basha e la çështjen në heshtje dhe errësirë deri natën e fundit, loboi në kulisa me diplomatët që të merrte disa deklarata mbështetjeje dhe në fund bëri fiks ashtu siç e kishte urdhëruar Rama që në tetor, shkoi të votonte pa hedhur vickla. 

Natyrisht, evokimi i gjithë kësaj sage disa mujore nuk ka ndonjë vlerë të madhe, sepse prej andej rrjedh po i njëjti konkluzion që e kanë kuptuar të gjithë, ai se Lulzim Basha as nuk skuqet as nuk zverdhet nga gënjeshtra, se ai nuk ka asnjë lidhje me koherencën në politikë, se ai është sendërzim i mendësisë: “ç’punë kam unë, me atë që kam thënë unë”. Këtë bëri edhe sot para kuvendit kur dellaroi se po prishte planin e Ramës për të sabotuar vettingun.

Por, këtu problemi i madh është se për mandatin e dytë me radhë, opozitarizmi në Shqipëri po mbetet pothuajse i papërfaqësuar në parlament. Sot votat e pd-istëve të Bashës janë të barabarta me ato të Gjuzit, Jenisherit, asaj biondinës së “kërpëratave”, si shtojca që i shërbejnë rilindjes për të bërë formalisht numrat që i duhen. 

Në këtë kuptim, nuk ka më asnjë interes të shikosh se ç’bëjnë lolot e PD-së zyrtare me komisionet për vjedhjen e zgjedhjeve, për inceneratorët, apo denoncimet e tyre për krimin. Në fund ata shndërohen në gomën rezervë të regjimit, i cili i nxjerr nga bagazhi sa herë i duhet. Kështu ndodhi edhe sot, kur një tufë deputetësh të pështirë, morën formën e shefit të tyre, duke harruar se ç’kanë nxjerë nga goja për pesë vjet.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Veliaj në betejë, për allatet e Ramës

Erion Veliaj nuk është rrugaç. Ai nuk është as i fortë dhe as “danoç Tirone”, megjithë sforcimin për të folur me slang tirons prej urëvajgurori. Për hir të vërt...

16:51

Veliaj, masha e djegur e Edi Ramës

Me njerëzit e futbollit po përsëritet e njëjta fabul si me aktorët e teatrit. Pushteti autokratik i Edi Ramës ka vendosur të rrëmbejë edhe “ishullin e fundit” j...

18:09

As Basha, as Berisha

Lufta Civile në Partinë Demokratike në Shqipëri tash po futet në fazën e saj më të rrezikshme, atë të ndarjes definitive të këtij subjekti, për t’i hapur rrugë ...

13:36

Me poture ulur nderojmë sulltanin

Edi Rama i është rikthyer një manipulimi që e ka perfeksionuar deri në detaje: atij që tenton të hiperbolizojë një çikërimë qesharake, duke lënë në hije një të ...

22:24

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI