Flash

Diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollarë

Lapsi.al 10 February 2022
Diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur

Një diamant i zi miliardavjeçar, që besohet të jetë diamanti më i madh i prerë në botë, është shitur për 4.3 milionë dollarë. Diamanti i quajtur Enigma, është 555,55 karat dhe peshon pothuajse sa një banane. Drejtuesi i ankandit Sotheby's tha se "blerësi ka zgjedhur të përdorë kriptomonedhën për blerjen". Ekzistojnë disa teori rreth origjinës së gurit, përfshirë teorinë se ai u transportua në Tokë nga një asteroid.

Sotheby's nuk e identifikoi blerësin, por pas ankandit, sipërmarrësi i kriptomonedhave, Richard Heart, doli në mediat sociale për të pretenduar se ai ishte blerësi i The Enigma. Ai u tha më shumë se 180,000 ndjekësve të tij në Twitter se "sapo të kryhej pagesa dhe të merrej zotërimi, guri do të riemërohej diamanti HEX.com", duke iu referuar platformës blockchain që ai themeloi.

Guri është një karbonado, që është një nga format më të vështira të diamantit natyror. Karbonadot janë jashtëzakonisht të rralla dhe janë zbuluar vetëm në Brazil dhe në Republikën e Afrikës Qendrore. Për shkak se ato përmbajnë osbornit, një mineral që gjendet vetëm në meteorë, besohet se e kanë origjinën nga hapësira. Megjithatë, origjina e saktë e diamanteve të zeza është e mbuluar me mister.

Sotheby's e përshkroi Enigmën si "një nga mrekullitë më të rralla kozmike miliardavjeçare të njohura për njerëzimin".

Diamantet e zeza janë zakonisht rreth 2.6 deri në 3.2 miliardë vjet të vjetra - pra, përpara se të ekzistonin dinosaurët.

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i vdekjes së Bob Saget

Shkaku i vdekjes së aktorit dhe komedianit Bob Saget është zbuluar. Ylli i ndjerë i "Full House" vdiq pas një traume të paspecifikuar në kokë, konfirmoi familja...

10:44

Finalizohet divorci i Megan Fox

Tashmë kanë kaluar dy vjet që kur Megan Fox dhe Brian Austin Green u ndanë, ndërkohë që më 8 shkurt, një gjykatës nënshkroi marrëveshjen e tyre të divorcit, duk...

09:30

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI