Flash

Çfarë nuk pëlqyen njerëzit në foton "Vogue" të Kim Kardashian

Lapsi.al 10 February 2022
Çfarë nuk pëlqyen njerëzit në foton "Vogue"
Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kim Kardashian, ka realizuar ditën e djeshme disa foto për revistën e famshme të “Vogue”, ku gjithashtu foli edhe për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në jetën e saj. Ditën e sotme, Kim ka marrë shumë akuza në rrjet se fotot e saj janë kulturalisht të papërshtatshme (cultural appropriation). Një faqe në Instagram e quajtur “Diet Prada”, ka sjellë disa krahasime ku Kim ka përdorur modele flokësh tradicionale afrikane dhe fustane të ngjashme me ato të veshura nga ikonat ose artistët me ngjyrë. Jo vetëm kaq, por prej kohësh, Kardashian është vendosur me ‘shpatulla pas murit’, pasi ka kopjuar stilin e supermodeles Naomi Campbell, e cila gjithashtu duket se nuk është shumë e lumtur me fotot e Kim-it, duke e treguar këtë gjë me një ‘like’ që i ka bërë postimit të faqes. Miliarderja supozohet të kishte mësuar nga situata e kaluar, e cila u shpreh për “New York Times” se ajo kurrë nuk do të ofendonte askënd qëllimisht. “Kam respektin maksimal për arsyen pse njerëzit mund të ndihen ashtu siç ndiheshin. Por ne kemi bërë ndryshimet e nevojshme në atë foto dhe në pjesën tjetër të fotove. Ne e pamë problemin dhe u përshtatëm dhe ndryshuam menjëherë. Patjetër që kam mësuar prej saj”, tha Kim Kardashian. Komentuesit e ‘tërbuar’ theksuan se koha e përhapjes ishte veçanërisht e keqe duke pasur parasysh se është “Black History Month” në Shtetet e Bashkuara.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Diet Prada ™ (@diet_prada)

Të këshilluara

Regjisori i njohur, baba për herë të dytë

Regjisori i njohur Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij, Daniella Pick janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë. Sipas gazetës izraelite ,‘Yedioth Ahro...

14:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI