Flash

U përplasën me policinë, dy banorë të "5 Maji"-t nisen me autoambulancë drejt spitalit

Lapsi.al 9 February 2022
U përplasën me policinë, dy banorë të "5

Që prej orëve të para të mëngjesit policia dhe IMT kanë shkuar sërish në lagjen “5 maji” për të shembur rreth 11 shtëpi, në një proces që është kundërshtuar me forcë nga banorët. Pavarësisht rezistencës së banorëve forcat e policisë kanë ndërhyrë duke i larguar ata edhe me forcë. Mësohet se dy banorë janë marrë me autoambulancë nga zona, pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore, pas përplasjes me policinë dhe IKMT. Anëtarët e familjes Hoxha, u ngujuan brenda banesës mëngjesin e sotëm, pasi nuk kanë rënë dakord për shembjen e banesës së tyre.

Megjithatë, me praninë e qindra policëve që rrethuan të gjithë zonën, rezistenca e tyre ishte e pamundur. Ata kanë shfaqur shqetësime shëndetësore, dhe është parë e udhës që të dërgohen drejt spitalit, për të marrë ndihmë më të specializuar.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46