Flash

Publikohet lista e fituesve të Brit Awards

Lapsi.al 9 February 2022
Publikohet lista e fituesve të Brit Awards

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e 42-të e ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës britanike, Brit Awards 2022. Komediani britanik Mo Gilligan ishte ai që drejtoi të gjithë shfaqjen e mbajtur në O2 Arena të Londrës. Artistë të shumtë ndërkombëtare si: Adele, Olivia Rodrigo, Maneskin e shumë të tjerë ishin prezentë teksa performuan hitet e tyre më të mira.

Për të dytin vit radhazi, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa triumfoi duke u shpërblyer me një çmim në kategorinë e “Artistes më të mirë të zhanrit Pop/R&B”, duke lënë pas emra të njohur si: Adele, Ed Sheeran, Joy Crookes dhe Griff.

Adele, nga ana tjetër ishte artistja që pati më shumë nominime dhe arriti të rrëmbente më shumë çmime. Rikthimi i saj i bujshëm me projekte të reja muzikore dhe albumin e saj më të fundit “30” i dha asaj një prestigj të padiskutueshëm. Kantautorja britanike triumfoi në kategorinë e “artistes së vitit”, “këngës së vitit”, “albumit të vitit”.

Më poshtë ju njohim me listën e plotë të fituesve të Brit Awards 2022:

1-Kënga më e mirë e vitit- Adele, Easy On Me.

2-Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit – Olivia Rodrigo, “Good 4 U”.

3-Artisti më i mirë i zhanrit Pop/R&B-Dua Lipa.

4-Artisti më i mirë i zhanrit ‘rock’ dhe alternative-Sam Fender.

5-Artisti më i mirë i zhanrit ‘dance’ – Becky Hill.

6-Grupi më i mirë i vitit-Wolf Alice.

7-Artisti më i mirë ndërkombëtar-Billie Eilish.

8-Artisti i ri më i mirë-Little Simz.

9-Artisti më i mirë i zhanrit rap-Dave.

10-Grupi më i mirë ndërkombëtar-Silk Sonic.

11-Artisti i vitit-Adele.

12-Çmimi i karrierës (Autori muzikor më i mirë i vitit)-Ed Sheeran.

13- Albumi i vitit-Adele, “30”.

Të këshilluara

Aktorja e njohur nderohet me statujë dylli

Aktorja e njohur Zendaya është nderuar së fundmi me një statujë dylli në muzeun e njohur, Madame Tussauds në Londër. "Zendaya është e hatashme.Jo vetëm kaq, ...

14:34

Rita Ora, pjesë e filmit të Disney

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm me fansat e saj. Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Rita ka zbuluar se do të mar...

14:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI