Flash

Presidenti Meta në konferencë: Kam firmosur kallëzimin penal kundër funksionarëve të Kuvendit

Lapsi.al 9 February 2022
Presidenti Meta në konferencë: Kam firmosur kallëzimin penal

Presidenti Ilir Meta ka njoftuar sot në një konferencë për media se ka firmosur kallëzimin penal kundër funksionarëve të Kuvendit për falsifikim. Presidenti Meta deklaroi se kallëzimi është depozituar në SPAK, Prokurorinë e Tiranës dhe për dijeni Prokurorit të Përgjithshëm. Bëhet fjalë për dokumentet e sjella nga përfaqësuesit e maxhorancës në Kuvend në Gjykatën Kushtetuese, që sipas përfaqësuesve ligjorë të Presidentit janë falsifikuar.

“Sot kam firmosur kallëzimin penal si President i Republikës kundër strukturave, funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë për veprat penale të kryera në bashkëpunim, atë të falsifikimit të dokumenteve.Sapo ky kallëzim të depozitohet në prokurorinë e Posaçme dhe në Prokurorinë e Tiranës dhe për dijeni dhe Prokurorisë së Përgjithshme, menjëherë do ta publikojmë të plotë në faqen zyrtare të Presidentit të Republikës dhe aty do të keni të gjitha parashtrimet”, deklaroi Meta.

Konferenca mbahet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.

 

Kushtetuesja më 7 shkurt u tërhoq për vendim me një afat brenda 30 ditëve nga kjo datë.

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46