Një 72-vjeçar është përplasur nga një automjet këtë paradite në Durrës, teksa udhëtonte me biçikletë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen nr.15. Drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar ende, pasi është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Ndërsa i plagosuri, shtetasi me iniciale A. S. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.