Flash

I vodhi çantën me sende me vlerë një gruaje, arrestohet 48-vjeçari në Korçë

Lapsi.al 9 February 2022
I vodhi çantën me sende me vlerë një gruaje, arrestohet

Policia e Korçës ka vendosur në pranga një person, si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Në prangat e policisë ka rënë B. D., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases E. Rr, 42 vjeçe, në të cilën ndodheshin dokumente, karta banke dhe një sasi e vogël lekësh.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

"Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit B. D., 48 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, ky shtetas ka vjedhur çantën e shtetases E. Rr., 42 vjeçe, banuese në Korçë, në të cilën ndodheshin dokumente, karta banke dhe një sasi e vogël lekësh, të cilat ju sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” për shtetasin K. K., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar këtij shtetasi në lagjen nr. 13, Korçë, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

———–

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Kontrabanda me mallra të tjera”, në ngarkim të shtetasit A. O., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në mjetin e tij tip “Benz”, ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash ushqimore të dyshuara kontrabandë.

Po nga këto struktura, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, për shtetasin U. H., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

Kapet me armë një 16-vjeçar në Tiranë

Policia e Tiranës ka kapur një 16-vjeçar me armë në Tiranë. Uniformat blu bëjnë me dije se adoleshenti K. C., është proceduar penalisht për veprën penale “Prodh...

12:17

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46