Flash

Fitoi cmimin "Albumi i vitit", Adele falenderon publikisht ish bashkëshortin

Lapsi.al 9 February 2022
Fitoi cmimin "Albumi i vitit", Adele falenderon publikisht ish

Këngëtarja e njohur Adele fitoi së fundmi cmimin e "Albumit  të vitit"  në BRIT Awards 2022".

Gjatë fjalimit të saj, Adele  falënderoi ish-bashkëshortin e saj, Simon Konecki dhe djalin e tyre Angelo."Dua të falënderoj të gjithë me të cilët punoj, por dua t’ia dedikoj këtë djalit tim dhe Simon-it, babait të tij, ky album ishte i gjithë udhëtimi ynë, jo vetëm i imi. Jam shumë krenare për veten time që kam qëndruar pas armëve të mia dhe kam nxjerrë një album për diçka kaq personale, jo shumë njerëz bëjnë më gjëra të tilla. Dhe djali im ka qenë kaq i sjellshëm dhe i duruar me mua gjatë viteve të fundit, kështu që kjo është për të", u shpreh ajo.Këngëtarja dhe Simon filluan të takoheshin në vitin 2011 dhe mirëpritën djalin e tyre, Angelo, në tetor të vitit 2012. Ata u martuan në vitin 2018 dhe pas një viti njoftuan ndarjen e tyre.

Të këshilluara

Publikohet lista e fituesve të Brit Awards

Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e 42-të e ndarjes së çmimeve më të mëdha të muzikës britanike, Brit Awards 2022. Komediani britanik Mo Gilligan ishte...

10:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI