Flash

Ndërpriten reshjet në Qarkun e Dibrës: Hapet rruga në baypas-in e Murrizit

Lapsi.al 8 February 2022
Ndërpriten reshjet në Qarkun e Dibrës: Hapet rruga në

Janë ndërprerë reshjet e borës në Qarkun e Dibrës. Në të gjithë territorin janë ulur ndjeshëm temperaturat dhe fryn erë e fortë. Si pasojë e ngricave dhe erës është vështirësuar situata, kryesisht në rrugët Rurale dhe në zonat e thella, ku trashësia e borës kalon 25 cm.

Rruga e Arbrit në  baypasin e Murrizit, që u bllokua nga policia ditën e djeshme dhe natën e mbrëmshme, është hapur sot në orët e para të mëngjesit pasi mjetet borëpastruese kanë hapur dhe kriposur rrugën.

Aksi Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalimi bëhet me zinxhirë për shkak të borës dhe akullit që është krijuar nga era. Kurse aksi Dibër Librazhd kalimi me zinxhirë.

Situata paraqitet më e vështirë është në zonat e thella, ku era sjell borën nga malet dhe bën të pakalueshme rrugët. Për shkak të erës së fortë ka pasur probleme dhe mungesë të energjisë një pjesë e qytetit të Peshkopisë, Njësitë Adminostrative Lurë, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë etj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46