Flash

"Gjuhë fyese ndaj funksionarëve?"/ Meta-Kushtetueses: Jam atakuar, sulmet janë frymëzuar nga Rama

Lapsi.al 8 February 2022
"Gjuhë fyese ndaj funksionarëve?"/ Meta-Kushtetueses: Jam

Presidenti Ilir Meta ka publikuar në faqen zyrtare të presidencës përgjigjet mbi 72 pyetjet që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese i drejtuan atij gjatë shqyrtimit të vendimit të Kuvendit për shkarkimin e kreut të shtetit. Një nga pyetjet që i është bërë Metës është dhe ajo për gjuhën e përdorur ndaj funksionarëve publike. Për sa i takon kësaj pyetjeje presidenti ka deklaruar se ai është sulmuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar nga kryeministri Edi Rama.

Kuvendi pretendon se në dalje publike ka patur fyerje ndaj personave me funksione publike. A pranohet ky fakt?

Përgjigje: Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Faktet shumë të rënda publike lidhur me këtë gjenden në qëndrimin e dorëzuar që prej datës 1 korrik 2021, duke filluar që nga vendosja e Posterave të mëdhenj publik vendosur në akset kombëtare të vendit, nga Kryeqyteti, deri në qytete të tjera, ashtu si dhe në aktivitetet politike elektorale të Kryeministrit, i cili me video, foto, fjalë, ka fyer haptazi dhe publikisht Presidentin e Republikës. Këto fakte janë të njohura prej të gjithë shqiptarëve. Për këtë pyetje, kemi dhënë sqarime shteruese, edhe në përgjigje të pyetjes me nr. 2, të relatorit. Është me rëndësi që edhe Gjykata të rishohë dhe tre video ku shfaqen thirrje fyese dhe sulmuese të kryeministrit ndaj Presidentit në disa mitingje/aktivitete. Bashkëlidhur këtij materiali gjeni videot përkatëse në format CD.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46