Flash

Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë

Lapsi.al 8 February 2022
Facebook dhe Instagram mund të mbyllen në Europë

Gjigantët teknologjikë “Facebook” dhe “Instagram” mund të mbyllen në të gjithë Evropën, sipas njoftimit të kompanisë mëmë “Meta”.

Kjo gjë ka ardhur si rrjedhojë e rregullave evropiane të të dhënave që pengojnë “Meta”-n, kompaninë e njohur më parë si “Facebook”, të transferojë, ruajë dhe përpunojë të dhënat e evropianëve në serverët me bazë në SHBA.

Në raportin e tij vjetor drejtuar Komisionit të Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve të SHBA-së, autoriteti financiar i vendit, “Meta” paralajmëroi të enjten e kaluar se nëse nuk miratohet një kuadër i ri dhe kompania nuk mund të përdorë më modelin aktual të marrëveshjeve, me siguri do të duhet të largohet nga kontinenti.

“Meta” tha se përpunimi i të dhënave të përdoruesve mes vendeve është thelbësor për shënjestrimin e biznesit dhe reklamave.

“Nëse nuk jemi në gjendje të transferojmë të dhëna mes vendeve dhe rajoneve në të cilat operojmë, ose nëse jemi të kufizuar nga shkëmbimi i të dhënave midis produkteve dhe shërbimeve tona, kjo mund të ndikojë në aftësinë tonë për të ofruar shërbimet tona, mënyrën në të cilën ne ofrojmë shërbimet tona ose aftësia jonë për të synuar reklamat”, – thuhet në deklaratë.

“Meta” sqaroi se mendon se do të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje të re këtë vit, por nëse nuk e bën, tha: “Ne nuk do të jemi në gjendje të ofrojmë një numër të produkteve dhe shërbimeve tona më të rëndësishme, duke përfshirë “Facebook” dhe “Instagram”, në Evropë. “.

Të këshilluara

Kanye akuzon Kim për shpifje

Drama vazhdon. Disa orë pasi Kanye West ndau një sërë mesazhesh të ashpra për Kim Kardashian, dhe marrëveshjet e tyre të kujdestarisë, ai ka më shumë për të thë...

12:21

Princ Harry i zhgënjyer nga Kate Middleton

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi seKate Middletondo të marrë përsipër të jetë si mbrojtëse e regbit të Anglisë, një pozicion i mbajtur më parë  nga  Prin...

10:25

Kim Kardashian, e lodhur nga Kanye West

Së fundmi , Kim Kardashian  reagoi publikisht ndaj akuzave të Kanye West. Përmes rrjetit të saj social,Instagram , Kim u shpreh se ai po shkaktonte dhimbje p...

10:17

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI