Flash

Reagon Adrola Dushi pas lidhjes së Fifit me ish-partnerin e saj

Lapsi.al 7 February 2022
Reagon Adrola Dushi pas lidhjes së Fifit me ish-partnerin e saj

Këngëtarja dhe artistja, Filloreta Raçi, ose siç njihet ndryshe edhe me emrin e artit si Fifi, ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të zyrtarizimit të lidhjes së saj me Adis Patushin.

Kishte shumë zëra ose thashetheme që besonin se këngëtarja ishte në një lidhje me Adisin, por vetëm më vonë u vërtetua romanca mes dyshes.

Ditën e djeshme, videoja e puthjes se tyre ka qarkulluar kudo. Çifti i ri shihen duke u puthur në buzë para shumë të pranishmëve në një mbrëmje ku Fifi po performonte.

Për ata që ndoshta ende nuk e dinë, Adisi është ish-partneri i modeles, Adrola Dushi, nga martesa e të cilëve erdhi në jetë djali, Troi.

Modelja, për habinë e të gjithëve ka reaguar ndaj këtij lajmi duke pëlqyer një video të shpërndarë në rrjete sociale ku pyetej: “Ju pëlqen çifti?”

Pëlqimin e saj njerëzit e kanë interpretuar si qëndrim pro çiftit të ri pasi ajo prej kohësh ka ndarë rrugët me Adisin.

Kujtojme se divorci i modeles së njohur shqiptare, Adrola Dushi, nga ish-bashkëshorti Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithë publikut ne vitin 2018.

Adrola u shpreh se nuk e cilësonte si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.

Kujtojmë se gjatë intervistave më herët për ndarjen, Adrola është shprehur:

“Martesa nuk ishte gabim, por unë dhe Adisi ishim shumë të rinj. Nuk mendoj se është as faji im, as faji i Adisit për ndarjen tonë. Është thjesht faji i situatës, Troi erdhi shumë herët në jetën tonë. Pse nuk funksionoi do ngelet mes meje dhe Adisit”

Të këshilluara

Princ Harry i zhgënjyer nga Kate Middleton

Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi seKate Middletondo të marrë përsipër të jetë si mbrojtëse e regbit të Anglisë, një pozicion i mbajtur më parë  nga  Prin...

10:25

Kim Kardashian, e lodhur nga Kanye West

Së fundmi , Kim Kardashian  reagoi publikisht ndaj akuzave të Kanye West. Përmes rrjetit të saj social,Instagram , Kim u shpreh se ai po shkaktonte dhimbje p...

10:17

Jason Statham baba për herë tëparë

Aktori i famshëm, Jason Statham, është bërë baba për herë të dytë. Sipas MailOnline, bashkëshortja e tij Rosie Huntington-Whiteley ka sjellë në jetë një vajzë,...

15:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI